Lajme
Kampi Bondsteel para mbylljes, amerikanët ia falin turqve
Kampi i ushtarëve amerikanë të KFOR-it, afër Ferizajt, Bondsteel, mund të mbyllen vitin e ardhshëm, ndërsa ushtarë turk mund të vendosen në këtë bazë të ndërtuar në vitin 1999 nga SHBA-të. Gazeta gjerman Frankfurter News, duke u thirrur në burime diplomatike, raportoi se ka gjasa që Ministria amerikane e Mbrojtjes ta mbyll këtë kamp në […]
Kampi i ushtarëve amerikanë të KFOR-it, afër Ferizajt, Bondsteel, mund të mbyllen vitin e ardhshëm, ndërsa ushtarë turk mund të vendosen në këtë bazë të ndërtuar në vitin 1999 nga SHBA-të.
Gazeta gjerman Frankfurter News, duke u thirrur në burime diplomatike, raportoi se ka gjasa që Ministria amerikane e Mbrojtjes ta mbyll këtë kamp në qershor të vitit të ardhshëm me qëllim të uljes së shpenzimeve të buxhetit që është ndarë për ushtin amerikane.
Megjithatë në Bondsteel zyrtarisht thonë se nuk ka plane për mbylljen e kampit në një të ardhme të afërt. Zyrtarja për informim Valerie Palacioska ka thënë për Klan Kosova se kampi do të mbetet i hapur gjatë tërë fazës së tranzicionit, që NATO e quan Gate 2.
Lajmi se amerikanët do t’ia lëshojnë këtë kamp ushtrisë së Turqisë, ka shqetësuar analistët ushtarakë në Serbi të cilët e shohin si sinjal të keq për shtetin e tyre. Ninoslav Kërstiq, ish-komandat i forcave të bashkuara serbe të sigurisë, thotë se një skenar i tillë Serbisë assesi nuk mund t’i konvenojë, ndërsa ish-drejtori i agjencisë ushtarake serbe për zbulim, Momir Stojanoviq ka thënë po ashtu se ia ka frikën hyrjes së forcave ushtarake turke në Kosovë.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










