Lajme
Kamenica e kënaqur me ndihmën zvicerane
Kryetari i Kamenicës, Begzad Sinani falënderoi qeverinë zvicerane për ndihmën që po jep në komunën e tij. Ai tha se ky partneriteti do të vazhdojë edhe për vite të tjera
Programet e qeverisë së Zvicrës edhe këtë vit janë shtrirë në rajonin e Kamincës, për t’i ndihmuar të rinjtë që të aftësohen për punë dhe vetëpunësim. Programi Helvetas do të ndihmoj qytetarët e kësaj komunë në disa lëmi që lidhen me kulturat bujqësore, kultivimin e bletëve dhe biznese të tjera.
Këto zotime dolën pas një takimi që kryetari i Komunës së Kamenicës, Begzad Sinani zhvilloi me përfaqësuesit e projektit “Aftësim për punësim rural”, që financohet nga qeveria zvicerane përmes programit të Helvetas. Në takim ishte i pranishëm menaxheri i projektit, Luan Hoti, koordinatorja Mimoza Mirashi dhe zyrtarja Lirije Dërmaku.
Sinani ka falënderuar ata për prezencën në Kamenicë dhe mbështetjen që po i japim të rinjve të Kamenicës në realizimin e ideve të tyre për biznes.
“Ju keni një program shumë të mirë dhe një ekip shumë aktiv që punon në komunën tonë. Unë kam vërejtur angazhimet e zyrtares suaj Lirije Dërmaku e cila ka bërë punë shumë të mirë dhe ka pasur një bashkëpunim të përhershëm me komunën. Ne jemi të pajtimit që si komunë të jemi bashkëfinancues të projekteve tuaja me qëllim që të kemi sukses sa më të madh në Kamenicë.“ tha kryetari Sinani.
Menaxheri i projektit, Luan Hoti tha se është i kënaqur me pritjen, përkushtimin dhe bashkëpunimin e kryetarit dhe të komunës me projektin, dhe po ashtu edhe me rezultatet e arritura, raporton Rpress.
“Këtë vit kemi disa projekte që po vazhdojnë në Kamenicë, janë rreth dy hektarë me mjedra, ku përfitues janë 43 të rinj, do të shpërndahen 200 familje bletësh dhe përfitues janë 80 të rinj, dhe po ashtu kemi grupin e rrobaqepëseve, floktarëve dhe punëtorëve të mobilierive”, tha Hoti.
Qëllimi i projektit, sipas tij, është krijimi i kushteve për punësim dhe vetëpunësim. “Ne i jemi mirënjohës komunës që ka bashkëfinancuar në një projekt dhe mirëpresim edhe partneritetet e reja në të ardhmen”, tha Hoti.
Në takim u njoftua se po bëhen përgatitjet për fazën tjetër dhe ka shpresë që ky projekt të vazhdohet edhe për tri vitet e ardhshme dhe Kamenica, ku edhe komuna do të jetë partnere.
E-Diaspora
-
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln Filmi vijoi prezantimin në Gjermani me një premierë në Këln, ndërsa tashmë është i disponueshëm në... -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto











