Lajme
Kalon Covidin, rrëfehet qytetari shqiptar: Tri gjërat që duhet t’i keni parasysh
Një qytetar shqiptar, i cili kaloi infeksionin Covid-19 dhe u kurua në Austri, tregon për lexuesit përvojën e tij, kurat që jepnin në Vjenë dhe sidomos, tri gjëra që duhen pasur parasysh.
“Tri gjëra janë të rëndësishme për të gjithë, por në vecanti për ato mbi 40 vjec. Matja e oksigjenit në gjak sa më shpesh që nuk është mirë të kalojë poshtë 90, ruajtja e temperaturës konstante dhe themelore që nuk duhet nënvlerësuar është përdorimi i holluesit në gjak deri sa të kalojnë 14 ditë dhe fillon lëvizja e zakonshme. Pas ditës së 14 fillon mjekimi për disa ditë me antibiotik dhe ilaçe të tjera që rekomandon mjeku, pas një analize gjaku komplet”, detajon Avni Ponari, biznesmen në Tiranë.
Ai shpreh shqetësim dhe për rihapjen e shkollave, duke sugjeruar se ato do të kthehen në vatra masive infektimi me COVID-19.
Paralajmërimi që jep ai për hapjen e shkollave vlerëson se fëmijët mund ta çojnë infeksionin në 60% të popullsisë, ku pavarësisht se vetë janë të mbrojtur, e transmetojnë tek familjarët dhe të afërmit.
Reagimi i plotë i Avni Ponarit:
Po ju shkruaj jo si mjek miqte e mi por si njeri nga milona qe kemi kaluar Covid-19. Nje virus shume i rrezikshem dhe i pa njohur per te gjithe perfshire dhe mjeket. Mora shkas nga nje miku im i cili sapo kishte bere scanerin e dyte, me erdhi keq per te por këtë gabim e bera dhe une, skaneri nuk sheron dhe nuk ndihmon mjekun ne sherimin nga Covid-19. Në spitalin austriak nuk me pyeten as me bene scaner madje kur ua dhashe te regjistruar nuk ma pane fare.
Dhjete dite ne sitalin e Vjenes pervec nje ilaci anti viral qe ul fuqine e virusit sipas eksperiences tyre 30 deri 40 %, nuk kishte asgje tjeter pervec vitaminave.
Diten e pare me pyeten nëse kisha telefon dhe karikues me vete dhe nëse nuk kisha do ma jepnin. Mjeket dhe personeli hynin ne dhomen time me nje pale veshje mbi veshjen anti covid dhe i linin ne dhomen time per tu veshur ne korridor per te hyre ne dhomen tjeter pasi dezinfektonin duart. Pra s’kishte asnje mundsi shkembimi virusi nga njeri pacient te tjetri.
Tre gjera jane te rendesishme per te gjithe por ne vecanti per ato mbi 40 vjec. Matja e oksigjenit ne gjak sa me shpesh qe nuk eshte mire te kaloj poshte 90, ruajtja e temperatures konstante dhe themelore qe nuk duhet nenvleresuar eshte perdorimi i holluesit ne gjak deri sa te kalojne 14 dite dhe fillon levizja e zakonshme. Pas dites 14 fillon mjekimi per disa dite me antibiotik dhe ilace te tjera qe rekomandon mjeku pas nje analize gjaku komplet.
Prandaj cmimi per nje skaner eshte bere 50 mije leke gati trefish dhe me e keqja eshte demi rrezatues qe skaneri shkakton. Kjo semundje mjekohet me mire ne shtepi dhe mos degjoni as ato qe thone se eshte nje grip i zakonshem as ato qe thone se nuk eshte asgje dhe tua heqin vemendjen nga kujdesi. Per mua hapja e shkollave do coje infeksionin deri 60 % te popullsise pasi femijet jane te mbrojtur por do sjellin virusin neper dhtepi tek prindrit e tyre. Ju thash sjam mjek por ju dhash eksperiencen time qe ishte jo e kendshme.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Orges Bytyqi përfundon me sukses kursin TOEFL dhe nis studimet në Eötvös Loránd University -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Austri
-
Linz, Austri: Policia shpëton nga vdekja kosovaren, nënë e dy fëmijëve Incidenti dramatik ndodhi rreth orës 6:10 të mëngjesit kur një burrë 29-vjeçar nga Kosova zbuloi gruan... -
Austri: Paralajmërohen stuhi, niveli i kuq i paralajmërimit për disa zona -
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median












