Kosova
Kallëzim penal ndaj katër dëshmitarëve në rastin “Banjska”
Avokati Naim Rudari, përfaqësues i policit të plagosur në rastin “Banjska”, Alban Rashiti, ka njoftuar se ka ushtruar kallëzim penal ndaj katër dëshmitarëve në këtë rast, nën dyshimet për kryerjen e disa veprave penale, përfshirë edhe deklarimin e rremë, raporton albinfo.ch.
Sipas kallëzimit penal të dorëzuar, personat Rade Nedelkoviq, Velko Iliq, Marko Saviq dhe Ivan Filimonoviq dyshohen për përfshirje në veprat penale: “Ndihma në kryerjen e terrorizmit”, “Moslajmërimi i veprave penale apo kryerësve të tyre”, “Dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprës penale”, “Deklarim i rremë” dhe “Manipulimi me prova”, ka raportuar organizata “Betimi për Drejtësi”.
Avokati Rudari ka bërë të ditur në një postim në Facebook se më 22 dhe 24 korrik 2025 janë dëgjuar dy nga dëshmitarët, të cilët sipas tij kanë pasur njohuri të gjera për rastin dhe për anëtarët e grupit terrorist që morën pjesë në sulmin në Banjskë. Velko Iliq ka dëshmuar në një seancë të mbyllur, ndërsa të gjithë të përmendurit janë kallëzuar penalisht.
Sipas Rudarit, këta persona kanë ndihmuar grupin terrorist duke i strehuar në hotelin “Rajnska Banja” në fshatin Bajnskë, i kanë paraqitur si punëtorë të hotelit për të shmangur identifikimin nga autoritetet dhe kanë ndihmuar të plagosurit duke u ndërruar uniformat me rroba civile për t’ua mundësuar arratisjen. Ai akuzon se në seancë, dëshmitarët kanë dhënë deklarata të rreme me qëllim të mbrojtjes së pjesëtarëve të grupit kriminal.
Rudari ka kërkuar që Prokuroria e Shtetit të nisë hetime të plota për rastin, duke theksuar se përmes tyre mund të sigurohen edhe prova të tjera për përfshirjen e këtyre personave në ndihmën e grupit terrorist.
Ndërkohë, për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Milan Radoiçiq dhe 44 të tjerëve për vepra të rënda terroriste. Tre nga të akuzuarit:Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq ndodhen në paraburgim, ndërsa pjesa tjetër, përfshirë Radoiçiqin, janë ende në arrati dhe me fletarrest ndërkombëtar, raporton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur Vallet dhe traditat shqiptare prezantohen nga ansambli “Trojet” në një mbrëmje ndërkulturore me pjesëmarrjen e komuniteteve... -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Bronx
Panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” mbledh mijëra shqiptarë në Bronx -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026”
Jeta në Austri
-
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri Me fillim të muajit maj, Austria planifikon të monitorojë me kamera rrugët e disa qyteteve. Sistemi... -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026












