Lajme
Kallas: Sulmi me dronë në Leipzig ngjason me terrorizëm të sponsorizuar nga shteti
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka deklaruar se tentativa për sulm me dronë në Leipzig të Gjermanisë mbart elemente që, sipas saj, lidhen me terrorizmin e sponsorizuar nga shteti.
Kallas i bëri këto komente të mërkurën, para takimit joformal të ministrave të jashtëm të vendeve evropiane në Irlandë.
Ajo theksoi se vendet evropiane duhet të bashkëpunojnë më ngushtë për të përcaktuar hapat e mëtejshëm, në një kohë kur sulmet ruse ndaj Ukrainës po intensifikohen.
Ajo bëri të ditur gjithashtu se po punohet për rreth 1,600 lista sanksionesh që lidhen me sektorin ushtarak të Rusisë, ndërsa paralajmëroi se numri i masave të reja mund të rritet.
Qeveria gjermane kishte deklaruar një ditë më herët se, bazuar në vlerësimet e saj, Rusia qëndronte pas tentativës për sulm me dronë në Leipzig, e cila kishte ndodhur gjatë muajit të kaluar./Albinfo.ch/
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Letër falënderimi e organizatorëve të manifestimit të Ditës së të Zhdukurve me forcë "Një mirënjohje e veçantë u takon, mbi të gjitha, familjarëve të personave të zhdukur", thuhet veç... -
Në vendkalimet kufitare të Kosovës, pa pritje të gjata -
TIME rendit Mira Muratin mes 100 figurave më me ndikim në Inteligjencën Artificiale -
Ambasada e Kosovës merr pjesë në “Embassy Cup 2026” në Potsdam -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci
Jeta në Austri
-
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci “Beneath the Tongue, a Pebble”: Luan Bajraktari sjell në Kroaci një ekspozitë... -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime













