Shkurt.ch
Kafja ua zbukuron pamjen e botës!
Në eksperimentin e bërë, probantëve u është dhënë 200 miligramë kofeinë, që është e barabartë me tre filgjana të kafesë
Hulumtues shkencorë nga Universiteti i Bohumit, Gjermani kanë zbuluar se kafeina e përmirëson perceptimin e koncepteve pozitive në tekstet e lexuara. 66 persona me të cilët është zhvilluar ky eksperiment kanë mundur të dallojnë në ekranin e kompjuterit fjalët e duhura nga nocionet që nuk kanë kuptim. Nën ndikimin e kofeinës, ky perceptim kishte dukshëm më shumë sukses te nocionet me kuptim pozitiv si: flirt, humor ose pasuri se sa te nocionet negative ose neutrale.
Por, udhëheqësi i grupit të hulumtuesve, Lars Kuchinke ka thënë se megjithatë kjo nuk do të thotë automatikisht se konsumuesit e kafesë kanë një qëndrim më pozitiv ndaj botës që i rrethon, në krahasim me ata që nuk e konsumojnë. Po ashtu ai ka thënë se “tash për tash nuk mund të pohojmë nëse ky efekt mund të shtrihet edhe në leximin e teksteve të plota.
Në eksperimentin e bërë, probantëve u është dhënë nga një tabletë prej 200 miligramë kofeinë, që është e barabartë me tre filgjana të kafesë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare Nga Zvicra në Kosovë, historia e Vali Ranch prezantohet në “Pushime on Top” të Top Channel... -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C
Jeta në Austri
-
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit Në gjysmën e parë të këtij viti, 17 për qind më shumë njerëz u natyralizuan në... -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas














