Lajme
Kosovari ka vrarë gruan nga xhelozia mbi informata të gabuara
Thirrjet në celularin e gruas vinin nga vëllai i saj, i cili kishte marrë një numër të ri. Ai thjesht donte të kontaktonte motrën e tij
Vrasja, në tetor të vitit 2020, e gruas nga burri i saj, të dy shqiptarë nga Kosova, përveç makabre, është kryer edhe mbi informata të gabuara. I tërbuar nga xhelozia, H. S. (56) kishte vrarë gruan e tij D. S. (47) me 14 goditje me thikë, shkruan br.de.
Kosovari vazhdimisht besonte se gruaja e tij po e tradhtonte, transmeton albinfo.ch. Sipas deklarimit që ai ka bërë para prokurorisë, ajo gjithashtu nuk ishte mjaft e bindur ndaj tij.
Si rezultat, kishte pasur veprime të përsëritura dhune të ushtruara nga ai.
Përveç ndaj gruas, ai kishte ushtruar dhunë edhe ndaj vajzës së përbashkët 19 vjeçe. Për këtë arsye, rreth një vuit e gjysmë para vrasjes së gruas, pas sulmit edhe ndaj vajzës, atij i ishte ndaluar me të dyja.
Vetëm kur ai kishte pranuar se xhelozia e tij afatgjatë ishte e pabazë, pas dhjetë ditësh atij i ishte lejuar të kthehej në apartamentin e përbashkët.
Më 8 tetor 2020, D. S. kishte marrë dy telefonata në telefonin e saj mobil, nga një numër që burri i saj nuk e kishte të njohur.
Po ashtu kishte pasur një përpjekje për të thirrur nga i njëjti numër një natë më parë.
H.S. kishte dyshuar se bëhej fjalë për një rival dhe kështu kishte shpërthyer mosmarrëveshja mes tyre, transmeton albinfo.ch. Sipas prokurorit, H. S. kishte vendosur të vriste gruan e tij. Ai i perceptonte kontaktet e dyshuara të saj me burra të tjerë “si turp personal dhe shkelje të nderit”.
Pastaj ai kishte marrë në kuzhinë një thikë të gjatë 21.5 cm dhe e kishte goditur shumë herë në fyt gruan e tij. Pastaj ai, i qetë, kishte shkuar në polici, ku u kishte thënë policëve: “Unë e kam therrur me thikë gruan time, ajo është es shtrirë në kuzhinë”.
Ai gjithashtu kishte pranuar gjithçka në gjykatë. Për krimin e tij, H.S. përballet me burgim të përjetshëm për vrasje të rëndë.
Më vonë është konstatuar se thirrjet në celularin e gruas vinin nga vëllai i saj, i cili kishte marrë një numër të ri. Ai thjesht donte të kontaktonte motrën e tij.
Procesi në gjykatën e Landit në Regensburg do tëzgjasë edhe katër ditë. Anëtarët e familjes së bashkëshortëve pritet të dëshmojnë javën e ardhshme, përcjell albinfo.ch. Vendimi gjyqësor është planifikuar për fillimin e gushtit.
E-Diaspora
-
Elbenita Kajtazi sonte ngjitet në skenën e Operës së Cyrihut me një tjetër rol të Mozartit Sopranoja shqiptare njoftoi se është gati të interpretojë një tjetër Mbretëreshë të Mozartit në "Opernhaus Zürich",... -
Itali
27-vjeçari shqiptar humb jetën në Itali pas një aksidenti tragjik në vendin e punës -
Protesta e katërt në Gjenevë: Diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin, “Shqipëria nuk është në shitje” -
Gjermani/Francë
Sot u jepet lamtumira e fundit dy vajzave shqiptare nga diaspora që humbën jetën në aksidente tragjike -
BQK: Ekonomia e Kosovës pritet të ngadalësohet, inflacioni të rritet në 6.7% gjatë vitit 2026
Jeta në Austri
-
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair Gjykata Supreme e Austrisë (OGH) ka rrëzuar një gamë të gjerë klauzolash tarifash të përdorura nga... -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve -
Temperatura rekorde edhe në Vjenë -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore














