E-Diaspora
Ka sjellë nga Kosova 33 kuti me “bensedin”, dënohet si për tregti me drogë!
Gjykata konsideron se kosovarja ka kryer veprim të dënueshëm, pasi që këto tableta kanë në vete përmbajtje narkotike, gjegjësisht elemetin diazepam
Kur është kthyer në Gjermani, pas qëndrimit të saj në vendlindje, në Kosovë, një grua 51 vjeçe kishte marrë me vete jo më pak se 33 kuti me tableta të gjumit. Por, pasi që këto barna janë zbuluar nga policia gjatë një kontrollimi të bërë në banesën e saj, ndaj gruas është ngritur padia për tregti me materie narkotike, shkruan augsburger-allgemeine.de.
Gjykata e porotëve në Nördlingen konsideron se kosovarja ka kryer veprim të dënueshëm, pasi që këto tableta kanë në vete përmbajtje narkotike, gjegjësisht elemetin diazepam, transmeton albinfo.ch. Madje, për një veprim të tillë ajo mund të dënohej me së paku në 2 vjet burg.
Gruaja ka këmbëngulur para gjyqtarëve se barnat në fjalë në Kosovë (të njohura si bensedin) jepen pa recetë dhe se ajo nuk ka pasur idenë që ato trajtohen si narkotikë. Kështu ajo, thjesht i ka blerë në barnatore, edhe për shkak të çmimit të lirë, për t`i pasur si rezervë për t`i përdorur për vete në Gjermani, si “hapa” kundër pagjumësisë nga e cila vuante.
Përkundër një doze dyshimi ndaj thënieve të saj, gjykata nuk ka mundur ta përmbysë deklarimin e kosovares. Për këtë arsye ajo e ka trajtuar rastin si një delikt më të lehtë, përcjell albinfo.ch. Kështu, trupi gjykues ka vendosur që masa ndëshkuese ndaj kosovares të jetë më e butë. Përfundimisht, 51 vjeçarja është dënuar 6 muaj me kusht dhe me një gjobë prej 600 eurove që ajo do të paguajë për një organizatë që mbron të varurit nga droga.
E-Diaspora
-
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar për lidhje me incidentin në Dällikon të Cyrihut; rrethanat... -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











