Lajme
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës
Nën moderimin e Fatmir Spahiut – Bufit, simpoziumi trajton rolin e mjekut mes klinikës, ekonomisë dhe së drejtës, ndërsa në fund mbahet Kuvendi i 4-të zgjedhor
Sot ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës (LMSHZ), një ngjarje e rëndësishme që ka mbledhur mjekë shqiptarë nga vende të ndryshme për të diskutuar sfidat dhe zhvillimet aktuale në profesionin e mjekësisë, shkruan albinfo.ch.

Simpoziumi po zhvillohet nën moderimin e artistit të njohur Fatmir Spahiu – Bufi, ndërsa tema qendrore e këtij edicioni është: „Mjeku mes Klinikës, Ekonomisë dhe së Drejtës”, një temë që prek realitetin e përditshëm të profesionistëve shëndetësorë dhe sfidat ndërdisiplinore me të cilat përballen.

Me këtë rast, kryetari i LMSHZ-së, Dr. Mentor Bilali, iu drejtua mjekëve të pranishëm me një fjalë përmbledhëse, ku foli për punën dhe angazhimin e tij gjatë mandatit si kryetar i Lidhjes, si dhe për rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit profesional dhe forcimit të rolit të mjekëve shqiptarë në Zvicër.

Në përmbyllje të simpoziumit, LMSHZ do të mbajë edhe Kuvendin e 4-të zgjedhor, ku pritet të zgjidhet udhëheqësia e re dhe organizata të ketë një kryetar të ri për mandatin e ardhshëm./Albinfo.ch

E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










