E-Diaspora
Ka filluar punimet Seminari i mësimit shqip në diasporë
Organizatorët kanë zgjedhur kësaj radhe qytetin e Beratit mikpritës të pjesëmarrësve të Seminarit të 10-të Mbarëkombëtar për Mësimin Plotësues
Në hapjen e Seminarit, këshilltari i ministrit të arsimit të Kosovës, Buja, Azem Guri, ka theksuar rëndësinë e organizmit të këtij seminari, sa i përket ruajtjes së identitetit dhe edukimit të brezave në frymën kombëtare, thuhet në një njoftim nga ministria kosovare e arsimit. “Nuk është me rëndësi se ku jetoni e veproni, por e veçanta është se ju jeni angazhuar në funksion të së mirës së përgjithshme kombëtare: në ruajtjen e identitetit, kulturës dhe mbjelljen e dashurisë dhe respektin ndaj të folurës së të parëve tanë – gjuhës shqipe”, iu është drejtuar mësuesve ai.
Këshilltari Guri foli edhe për unifikimin e planprogrameve dhe koordinimin e vazhdueshëm në mes të të dyja shteteve, në zhvillimin e sistemeve arsimore dhe avancimin e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë.
Ndërsa, Zamira Gjini nga Ministria e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë theksoi se, bashkëpunimi në mes të Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë, Ministrisë së Arsimit të Kosovës dhe Ministrisë së Diasporës ka marrë dimension gjithëpërfshirës, për të hapur mundësi të reja të përfshirjes gjithnjë në rritje të fëmijëve shqiptarë në mësimin e gjuhës shqipe në diasporë.
Gjini vlerësoi lartë veprimtarinë e mësuesve të gjuhës shqipe në vende të ndryshme të botës. “Ju jeni misionarët e kombit jashtë atdheut, pasi përhapni dije dhe traditë në vendet ku jetoni. Ministria e Arsimit dhe Sportit ka përparësi të punës së saj mbështetjen e veprimtarive mësimore të mësimit plotësues në diasporë”, është shprehur Gjini., përfundon njoftimi i MASHT të Kosovës.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












