Zhvillim
Ka filluar punimet Forumi Kosovë-Zvicër
Forumi zgjat dy ditë dhe do të përfshijë aktivitete të shumëllojshme me synim promovimin e ekonomisë dhe turizmit kosovar. Albinfo.ch është sponsor medial.
Ka filluar sot në orët e paradites Forumi për ekonomi, turizëm dhe kulturë Kosovë-Zvicër i organizuar nga shoqata “GjakovaBasel”. Forumi do të zgjasë dy ditë dhe do të përfshijë aktivitete të shumëllojshme, ku gërshetohen fusha të ndryshme të jetës me synim promovimin e ekonomisë dhe turizmit kosovar në njërën anë dhe bashkëpunimin në me të Kosovës dhe Zvicrës në anën tjetër.
Në tavolina dhe stenda të shumta në një sallë të madhe janë vendosur eksponate të shumta që prezantojnë kulturën materiale të Kosovës, pastaj libra, revista dhe publikime të ndryshme që afirmojnë turizmin dhe kulturën kosovare.
Hapjen e aktiviteteve e ka bërë kryetari për Zvicër i shoqatës mikste “GjakovaBasel” Georg Fankhauser dhe nënkryetarja nga Gjakova, Hana Byci.
Fankhauser në fjalën e tij ka prezantuar fillimisht shoqatën që e drejton, “GjakovaBasel”e ciila nuk ka më shumë se një vit që është krijuar. Por, ka theksuar ai, të gjithë anëtarët e saj, kanë shumë vite që janë aktivë në një mënyrë ose tjetër në organizimin e aktiviteteve të ndryshme në relacionin Zvicër Kosovë, gjegjësisht Bazel-Gjakovë. Këtu hyjnë edhe vetë George dhe bashkëshortja e tij si dhe drejtuesit e ABSM Basel, Skender Nikoliqi dhe të tjerë.
I gjithë aktiviteti i deritashëm ashtu sikurse edhe i sotmi, janë organizuar falë vullnetit të mirë të anëtarëve, ka theksuar folësi.
Prezantimein e parë e ka bërë Sali Shoshi nga organizata “Trashëgimia Kulturore pa kufij” i cili ka folur për vlerat historike të Kosovës, duke filluar nga historia e para epokës sonë e deri më tash. Ai ka theksuar se Kosova është e pasur me monumente historike nga të gjitha epokat dhe e vlen të vizitohet nga dashamirët e turizmit kulturor. Shoshi ka përmendur edhe punën e organizatës që drejton ai në valorizimin e turizmit në Kosovë përmes projekteve të sponsoruara nga donaorë të jashtëm
Një prezantim interesant në vazhdim e ka bërë Faik Fetahu. Ai u ka paraqitur të pranishmëve kompleksin e ri dhe shumë të njohur turistik “Vali Ranch” në afërsi të Gjilanit që është ngritur nga Fehmi Fetahu pak vite më parë. Kompleksi i madh i përbërë nga disa sektorë ka filluar si një ranç me disa kuaj dhe për dy-tri vite ai është zhvilluar në një resort me disa oferta interesante. Dy restorante, kopshti zoologjik me disa lloje kafshësh, mundësia për të kalëruar në shtigjet e posaçme, për fëmijë dhe të rritur dhe së shpejti edhe një hotel, përbëjnë ofertën e Vali Ranch.
albinfo.ch është partner dhe sponsor medial i aktivitetit dhe do të pasqyrojë për lexuesit momentet më të rëndësishme të tij.
E-Diaspora
-
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” Nga Kosova drejt një karriere profesionale në Gjermani dhe në sisteme të ndryshme evropiane, Dr. med.... -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum
Jeta në Austri
-
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi Stuhitë e ardhshme janë tashmë duke u zhvilluar. Një valë presioni sjell një stuhi të dhunshme... -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim -
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve
















