Kosova
Juncker: Kosova duhet ta ratifikojë demarkacionin
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, bashkë me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini, dhe komisionarin Johannes Hahn, janë duke qëndruar në Prishtinë në kuadër të turneut të tyre ballkanik
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ua ka bërë me dije liderëve kosovarë rëndësinë që ka ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi. Ai, me këtë rast, iu ka dërguar porosi edhe deputetëve serbë, duke thënë se nga kjo përfitojnë të gjithë qytetarët.
Junker deklaroi se nuk e kënaq ideja që kosovarët janë të vetmit në rajon që nuk mund të udhëtojnë lirshëm por shtoi se duhet bërë progres edhe në luftën kundër korrupsionit.
Presidenti Hashim Thaçi, pas takimit, tha se Kosova është krenare që është ndërtuar me vlerat dhe praktikat e mira të BE-së. Sipas tij, BE-ja është synim i së ardhmes së Kosovës. Presidenti nuk ka dashur të komentojë mosratifikimin e demarkacionit në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, duke shprehur besimin se një gjë e tillë do të ndodhë ditëve të ardhshme.
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, bashkë me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini, dhe komisionarin Johannes Hahn, janë duke qëndruar në Prishtinë në kuadër të turneut të tyre ballkanik për të prezantuar Strategjinë e BE-së për këtë rajon.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










