Muzikë

Jonida Maliqi, në Eurovizion, ka një mesazh për shqiptarët

Sot, në gjysmëfinale të Eurovizionit, Jonida Maliqi do ta përfaqësojë Shqipërinë, shkruan albinfo.ch.

Maliqi do të performojë këngën “Ktheju tokës”, që i kushtohet emigrantëve shqiptarë nëpër botë. Pak orë para se të performojë, ajo ka kërkuar nga shqiptarët që ta përkrahin, duke e votuar Shqipërinë me numrin 14.

“Sot është mbrëmja për të cilën kam, kemi punuar me shumë dashuri! Që nga emocionet e para të dhjetorit e deri në këto çaste jam rrethuar si kurrë më parë me energjinë e një publiku të jashtëzakonshëm që përkrahu, mbështeti dhe këndoi me muaj të tërë shqip #KthejuTokës! Për pak orë ngjitem në skenën e Eurovision, aty ku miliona zemra ngrihen peshë! Nëse mundeni dhe do ndiqni festivalin, ju ftoj të votoni Shqipërinë me numrin #14! Jemi bashkë në këtë sfidë, unë me fuqinë e shpirtit tim, ju me televotimin! Ju dua! Paçim fat”, ka shkruar Maliqi në Instagram.

Si të votoni?

Shkarkoni aplikacionin zyrtar të Eurovisionit, duke shtypur në modelet përkatëse të smartfonit tuaj.

Aplikacioni ju tregon se kur fillon votimi dhe më pas mjafton vetëm me një klikim ju mundet të votoni për këngën me numër 14.

Nëse ndodheni në një nga shtetet e mëposhtme, ju mund ta ndiqni Eurovisionin dhe më pas të votoni, transmeton rtsh.

Mënyrat e votimit në gjysmëfinalen  e dytë të Eurovizion 2019:

Armeni

SMS /  1006 : 14

Call / 0900990 : 14

Azerbajxhan

SMS /  9450 : 14

Danimarkë

SMS /  1212 : 14

Gjermani

SMS /  99599 : 14

Call / 01371 3636 : 14

Britania e Madhe

SMS /  622 52 : 14

Call / 09015 22 52 : 14

Irlandë

SMS /  53125 : 14

Call / 1513 7172 : 14

Itali

SMS /  475 475 0 : 14

Call / 894 222 : 14

Kroaci

SMS /  1897 : 14

Call / 905025 : 14

Lituani

SMS /  1479: 14

Call / 1669 : 14

Malta

SMS /  5061 57 : 14

Call / 5220 20 : 14

Moldavi

SMS /  900 : 14

Call / 0900 900 : 14

Hollandë

SMS /  9090 : 14

Call / 0909 00 : 14

Maqedonia e Veriut

SMS /  149 10 : 14

Call / 149 1 : 14

Norvegji

SMS /  26400 : 14

Call / 829 491 : 14

Austri

SMS /  73500 : 14

Call / 704 304 6 : 14

Rumani

SMS /  1399 : 14

Rusia

SMS /  1037 : 14

Call / 8 803 100 22 : 14

Suedi

SMS /  72211 : 14

Call / 099 212 : 14

Zvicër

SMS /  377 : 14

Call / 0901 54 49 : 14