E-Diaspora
Jehona Berbati zë vendin e parë për oratori në Burgerland
Ajo i ka hyrë garës me një fjalim klasik që kishte për temë Lirinë. Përse Jehona ka zgjedhur pikërisht këtë temë?
Në shkollat austriake ekziston një praktikë interesante e garave për oratori ose për fjalimin më të bukur. Ato mbahen në nivele më të ulëta por edhe në nivele të njësive federale (Land-eve) dhe në nivel të shtetit dhe në kategori të ndryshme, bazuar në ciklin shkollor.
Në garat e mbajtura pak ditë më parë, në kategorinë “Shkollat e mesme” në nivel të landit (Burgerland), vendin e parë e ka zënë nxënësja me rrënjë shqiptare, Jehona Berbati. Nxënësja e klasës dytës e Shkollës së mesme tregtare Oberpullendorf, shkruan meinbezirk.at. Ajo i ka hyrë garës me një fjalim klasik që kishte për temë Lirinë, transmeton albinfo.ch. Përse Jehona ka zgjedhur pikërisht këtë temë?
”Unë kam biseduar shumë me prindërit emi, të cilët kanë ardhur nga Kosova në Austri si të rinj. Nga këto bashkëbisedime të bëhet e qartë se liria, ashtu siç e njohim ne, nuk është një gjë e vetëkuptueshme. Prindërit e mi prandaj kanë luftuar dhe punuar që të mund të më jepnin mua këtu lirinë që e gëzoj!”, shprehet Jehona Berbati.
Në fillim thotë të ketë qenë shumë e emocionuar, nga fakti se gara zhvillohet para një publiku të madh në numër dhe para tre anëtarëve të jurisë, përcjellö albinfo.ch. Por, pas tri fjalive të para, gjithçka kishte rrjedhur më lehtë.
Jehona üpër këtë garë është përgatitur së bashku me profesoreshën e saj të gjermanishtes Judith Friedl si dhe me motrën e saj. Kjo e fundit kishte marrë pjesë vetë më parë në këtë garë prandaj kishte mundësi t`i jipte Jehonës këshilla me vlerë.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut Pas 16 studentëve të mbështetur vitin e kaluar, këtë vit numri i përfituesve nga Fondacioni "Bajrije... -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë -
Ansambli “Trojet” organizon mbrëmje festive për 28 Nëntorin në Winterthur -
“DUA” në Zurich Film Festival, filmi i Blerta Bashollit në garën ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje











