Lajme
Javët me 4 ditë pune mund të bëhen realitet
Këtë javë u publikuan rezultatet e studimit eksperimental në Islandë, ku nga viti 2015-2017 rreth 1% e popullsisë iu nënshtrua orëve më të shkurtuara në punë, përkatësisht 4 ditë në javë. Ky shkëmbim i 40 orëve punë në javë për 35 apo 36 orë, ka provuar të jetë një sukses i vërtetë për studiuesit islandez dhe jo vetëm.
Grupet e kërkueseve kishin për qëllim të zbulonin ndikimin që mund të kenë javë më të shkurtra tek mirëqenia dhe jeta më e balancuar, si edhe produktiviteti në përgjithësi.
Sot, 86% e qytetarëve punojnë javë më të shkurtuara ose kanë kontrata që iu lejojnë të ulin numrin e orëve në punë. Mirëqenia e të punësuarve është rritur, stresi është ulur dhe shëndeti në përgjithësi është përmirësuar.
Raporti zbuloi gjithashtu se këto ndryshime nuk sollën asnjë humbje të produktivitetit apo të ardhurave të punëdhënësve.
Një tjetër zbulim i paparashikuar ishte se java 4-ditore minimizon në mënyrë drastike ndikimin e keq në mjedis dhe rrjedhimisht në ngrohjen globale.
Këto lloj studimesh po ndërmerren kudo nëpër botë dhe të njëjtat rezultate po vihen re kudo.
Orë të shkurtuara dhe paga më të drejta
Studiues nga e gjithë bota besojnë se mania për t’u rritur ekonomikisht duhet t’i hapë rrugën kërkesës së lartë për qëndrueshmëri. Nëse nuk ndryshojmë mënyrën si mendojmë për prodhimin dhe konsumin, është vetëm çështje kohe përpara se resurset e tokës të japin frymën e fundit.
Një raport i kryer në Mbretërinë e Bashkuar rreth Fushatës së Javës me 4 Ditë Pune, tregoi se gjurma e karbonit apo totali i emetimit të gazrave serë në ambient në Britani mund të ulej me 127 milionë ton në vit. Kjo do të ishte një ulje me rreth 21.8% ose më tepër, se emetimi total i gazrave serë i të gjithë shtetit të Zvicrës.
Por nga vjen ky reduktim?
Sasia më e vogël e konsumit të energjisë si dhe reduktimi i dioksidit të karbonit të çliruar nga djegia e karburantit që nevojitet për të shkuar në punë çdo ditë janë ndër arsyet kryesore, por ka edhe disa fusha të tjera unike ku ndikimi i orëve të shkurtuara është tejet pozitiv.
Një shembull konkret është Franca, ku nisma kombëtare për të ulur orët e punës në 35 orë në javë në vitin 2000, ka treguar ndryshime drastike në rutinën e qytetarëve francezë. Më shumë kohë jashtë zyrës, i ka bërë njerëzit të fillojnë t’i tregojnë më tepër rëndësi orëve të shpenzuara në shtëpi me të dashurit e tyre, në vend që t’i kalojnë ato pak orë jashtë punës duke konsumuar më tepër.
Pushime më të gjata mund të shoqërohen me një ndryshim kulturor të mënyrës se si e kuptojmë ‘bollëkun’. Më pak orë në punë do të thotë më tepër mundësi për një lëvizje të të gjithë shoqërisë tek aktivitete që çlirojnë më pak karbon dhe gazra të dëmshme për atmosferën dhe shëndetin personal e të gjithë planetit./Euronews
E-Diaspora
-
Kryeministri i Kosovës sërish me thirrje për qytetarët e Kosovës dhe ata në diasporë që të regjistrohen Derisa procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë ka hyrë në javën e fundit, kryeministri Albin...
-
ASK: Mbi 1.4 milionë qytetarë të regjistruar, mbi 400 mijë nga diaspora
-
Rama njofton për programin e veçantë për emigrantët që duan të investojnë në Shqipëri
-
400 mijë të regjistruar përmes platformës e-diaspora
-
Bizneset ekspozojnë produktet e tyre në “Panairi Lugina” në Zvicër
Jeta në Austri
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë? Plakja e popullsisë së Austrisë dhe mungesa e punonjësve të kujdesit shëndetësor janë ndër sfidat kryesore...
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?
-
A mund të marr nënshtetësinë austriake dhe të lëviz menjëherë jashtë vendit?
-
Kandidatja austriake për eurodeputete viziton Zubin Potokun
-
Kandidati për eurodeputet, Lukas Mandl vizitoi meshën shqipe në Vjenë