Më 21 mars fillon aksioni tashmë tradicional të cilin autoritetet për integrim në qytetin e Bernës e organizojnë tash pesë vite në shenjë të luftës kundër racizmit. Temë e Javës së Pestë Kundër Racizmit është “Racizmi në hapësirat publike”. Sikurse edhe në vitet e kaluara edhe kësaj here në kuadrin e javës do të ketë programe të ndryshme artistike si ekspozita, shfaqje teatrore, aksione të ndryshme artistike si dhe debate publike lidhur me temën. Aksioni fillon më 21 mars, në orën 11.00 dhe përfundon më 27 mars 2015. Për më shumë mund të lexoni në dokumentet e bashkëngjitura.
Java e pestë e Aksionit Kundër Racizmit
0 Likes
0 Share
Në Aarau u shënua përvjetori i dhjetë i shenjtërimit të Nënë Terezës
Pas manifestimit “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë”, një delegacion do të pritet në Pallatin e Kombeve
900 mijë veta po marrin pjesë në Street Parade të Cyrihut
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur”
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë”
Autoritetet e Kosovës do të nderojnë manifestimin “Kurora e Lirisë” në Bernë