Futboll
Jashari luan në Itali, por shpallet më i miri në Belgjikë
Në procesin e votimit marrin pjesë gazetarë sportive, anëtarë të Bordit të Federatës së Futbollit të Belgjikës, disa gjyqtarë dhe fituesit e mëhershëm të “Këpucës së Artë”
Mesfushori shqiptar, Ardon Jashari, është shpallur lojtari më i mirë i kampionatit të Belgjikës.
Jashari është fitues i “Këpucën e Artë” për vitin 2025 në Belgjikë, transmeton albinfo.ch.
Ai madje e pranoi personalisht çmimin, ndonëse gjatë ditës luajti për herë të parë si titullar për Milanin në Serie A kundër Fiorentinës. Ai fluturoi për në Middelkerke me aeroplan privat.
“Është e mrekullueshme, e pabesueshme që fitoj. Çmimi më i veçantë në Belgjikë. Jam krenar, por dua t’i falënderoj veçanërisht të gjithë në Club Brugge. Pa ta, kjo nuk do të ishte e mundur”, ka thënë Jashari.
“Këpuca e Artë” është trofe që jepet nga viti 1954. Fitues shpallet lojtari që merr me së shumti vota. Në procesin e votimit marrin pjesë gazetarë sportive, anëtarë të Bordit të Federatës së Futbollit të Belgjikës, disa gjyqtarë dhe fituesit e mëhershëm të “Këpucës së Artë”.
Meqenëse një sezon futbolli nuk përkon me një vit kalendarit, ka dy raunde votimi. Një pas përfundimit të sezonit dhe një në dhjetor pas gjysmës së parë të sezonit të ri. Dhe pasi numërohen të gjitha votat, shpallet fituesi i “Këpucës së Artë.
Por Jasharit i mjaftuan vetëm votat e një raundi për të fituar Këpucën e Artë. “Kjo e bën këtë edicion edhe më historik”, shkruan “hln.be”.
Ai fitoi 351 pikë, ndërsa dy ish-bashkëlojtarët e tij te Club Brugge, Hans Vanaken i dyti me 304 pikë dhe Christos Tzolis në vendin e tretë me 243 pikë.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital












