Lajme
Japonia ndihmon me 700 mijë dollarë sektorin e shëndetësisë në Kosovë
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se sot ka pritur në takim të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Japonisë, Mitsunori Ogasawar, të cilin e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit japonez për Kosovën dhe ndihmën konkrete që ka ofruar gjatë kësaj kohe të pandemisë Covid-19.
“Me z. Mitsunori Ogasawar, i ngarkuar me punë të Ambasadën e Japonisë, bisedova rreth asistencës teknike që Japonia do t’i ofrojë Kosovës për t’u përballur me luftën kundër Covid-19. Ambasadori, Ogasawar njoftoi se ndër të tjera Japonia do të japë shumën financiare mbi 700,000 dollarë për sektorin e shëndetësisë në Kosovë dhe premtoi se edhe në të ardhmen do të vazhdojë ky bashkëpunim i afërt në mes të dy shteteve. E falënderova shtetin mik të Japonisë për mbështetjen vazhdueshme që ka dhënë për Kosovën gjatë këtyre viteve dhe veçanërisht gjatë kësaj kohe të pandemise”, shkruan Zemaj.
https://www.facebook.com/zemajarmend/posts/3187813607932164
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










