Kosova
Janë rinumëruar votat në 50% të vendvotimeve
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se janë rinumëruar 706 vendvotime nga 1407 sa janë gjithsej.
Deri të hënën, kur ishte dita e gjashtë e rinumërimit në Qendrën për Numërim dhe Rezultate ishin rinumëruar votat në 132 vendvotime.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se janë rinumëruar 706 vendvotime nga 1407 sa janë gjithsej.
“Kjo shifër përbën 50% të vendvotimeve të rinumëruara deri më tani. Kanë mbetur për t’u rinumëruar edhe 701 vendvotime të tjera”, tha ai.
Elezi shtoi se nuk mund të thuhet me saktësi se kur përfundon procesi i rinumërimit të pjesës së mbetur të vendvotimeve, por nga dinamika e deritashme ai beson se deri të hënën mund të kryhet.
“Kjo varet krejtësisht nga dinamika e punës në QNR, por edhe se sa ka qenë pjesëmarrja e votuesve në këto vendvotime. Nëse shohim dinamikën e rinumërimit gjatë këtyre 5-6 ditëve, e cila është rreth 130 vendvotime brenda dy ndërrimeve, atëherë besojmë se deri të hënën tjetër mund të përmbyllim këtë rinumërim”, shtoi Elezi.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike














