Jakup Krasniqi është dënuar me dënim unik prej 25 vjetësh burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë për krime lufte, raporton albinfo.ch.
Trupi Gjykues e shpalli Krasniqin fajtor për arrestim dhe trajtim të paligjshëm të të paktën 305 personave, si dhe për trajtim çnjerëzor të kryer ndaj të paktën 49 personave.
“Fajtor për arrestim e trajtim të paligjshëm kundër së paku 305 personave. Pikën 5, trajtim çnjerëzor të kryer së paku kundër 49 personave, pikën 7, 308 personave dhe pikën 9”, tha gjyqtari gjatë shpalljes së aktgjykimit./Albinfo.ch