Bota
Ja sa do të zgjasë pandemia, sipas institucionit gjerman
Ekspertët në Institutin e Epidemiologjisë “Robert Koch” të martën njoftuan parashikimet se shkalla e vdekshmërisë për njerëzit e infektuar me koronavirus në Gjermani do të rritet.
“Tashmë kemi raste kur epidemia ka goditur shtëpitë e pleqve dhe shtëpitë e infermierisë. Dhe, për fat të keq, ne duhet të llogarisim numrin e vdekjeve”, tha Lothar Wieler, drejtor i Institutit “Robert Koch”, të martën, vlerësimet e të cilit mbështeten në qeverinë gjermane, raporton agjencia kroate e lajmeve Hina.
Mosha mesatare e vdekjes nga infeksioni koronavirus në Gjermani është 80 vjet. Pacienti më i ri ishte 28 vjeç, që kishte vuajtur nga sëmundje kronike para infeksionit, sipas Institutit “Robert Koch”. Wiehler tha se vetëm rreth Pashkëve do të jetë e mundur të jepen vlerësime më të sakta për gjatësinë e epidemisë në Gjermani.
“Ende mund të duhen javë dhe muaj”, tha Wieler, duke u kërkuar autoriteteve të mos heqin masat kundër përhapjes së infeksionit. Shkencëtarët nga Universitetet nëi Mainz dhe Hamburg kanë arritur në përfundimin se pandemia e koronavirusit në Gjermani do të përfundojë vetëm në gusht ose shtator.
“Një pandemi me rreth 1.3 milion njerëz të infektuar në të njëjtën kohë pritet të arrijë kulmin në qershor nëse kufizimet e lëvizjes zgjasin deri në fund të festave të Pashkëve. Sipas këtij modeli, numri i të prekurve duhet të bjerë në zero në gusht ose shtator”, tha virologu nga Mainz, Bodo Plachter. Ai beson se numri i të infektuarve në të njëjtën kohë nuk do të ishte shumë më i vogël nëse masat e rrepta të lëvizjes vazhdojnë pas 20 prillit, kur festat e Pashkëve përfundojnë në Gjermani.
E-Diaspora
-
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare Talenti me rrënjë shqiptare vazhdon ngjitjen në arenën ndërkombëtare të boksit, duke fituar titullin prestigjioz në... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA
Jeta në Austri
-
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë Shkalla e kalueshmërisë së provimeve të integrimit A2 dhe B1 në Austri ka rënë nën 50%.... -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë












