Lajme
Ja cilat masa u lehtësuan në Gjermani
Pas një mbledhjeje të gjatë mes kancelares gjermane, Angela Merkel dhe kryeministrave të landve, u dakorduan që Gjermania t’i zgjasë masat e izolimit nga koronavirusi deri më 28 mars, por do t’i lejojë dyqanet jothelbësore dhe bizneset e tjera të rihapen në zonat me norma relativisht të ulëta të infeksionit, përcjell albinfo.ch.
Rregullat e izolimit aktual do të zgjasnin deri të dielën.
“Duhet të bëjmë hapa drejt hapjes, por, në të njëjtën kohë, hapa që nuk na kthejnë prapa”, tha kancelarja Merkel para gazetarëve në Berlin.
Gjermania do t’i zgjasë masat e izolimit nga koronavirusi deri më 28 mars, por do t’i lejojë dyqanet jothelbësore dhe bizneset e tjera të rihapen në zonat me norma relativisht të ulëta të infeksionit.
Kancelarja Angela Merkel dhe guvernatorët e 16 landeve u pajtuan të mërkurën vonë për këtë balancë masash, pas rreth nëntë orë bisedimesh.
Rregullat e izolimit aktual do të zgjasnin deri të dielën.
“Ka shumë shembuj në Evropë për një valë të tretë dramatike”, tha ajo.
Merkel u zotua se “pranvera e vitit 2021 do të jetë ndryshe nga pranvera e një viti më parë”.
Gjermania ka regjistruar në total mbi 2.4 milionë raste me koronavirus dhe mbi 71,000 viktima.
Shumica e dyqaneve atje janë të mbyllura qysh më 16 dhjetor.
Restorantet, baret dhe objektet sportive janë mbyllur nga 2 nëntori, ndërsa hotelet lejohen të punojnë vetëm për të akomoduar udhëtarë të biznesit.
Deri këtë javë, vetëm 5.3 për qind të popullsisë gjermane i është dhënë doza e parë e një vaksine kundër koronavirusit, ndërsa 2.7 për qind e popullsisë i kanë marrë nga dy doza.
Të mërkurën, udhëheqësit e vendit ranë dakord që të ndryshojnë rregulloren, për të përshpejtuar vaksinimin.
Merkel tha se “ata duan që të shfrytëzojnë gjithë fleksibilitetin”, duke zgjatur kohën midis dy dozave të vaksinës sa më shumë që të jetë e mundur, për t’iu mundësuar më shumë njerëzve që të marrin dozën fillestare.
Dozat e vaksinave të miratuara në Bashkimin Evropian rekomandohet të jepen me një diferencë kohore prej tri javësh./REL
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë













