Kosova
Ivanoviq u qëllua nga një makinë në lëvizje
Kryetari i Iniciativës Qytetare, SDP, Olivier Ivanoviq është vrarë në Mitrovicën Veriore. Tashmë lajmi është konfirmuar edhe nga zyrtarët vendas.
Vdekjen e ka konfirmuar, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Shyqyri Syla, përcjell albinfo.ch.
“Olivier Ivanoviq është plagosur me armë zjarri para zyrave të selisë së partisë dhe ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës”, ka thënë Syla për “klankosova.tv”.
“Dyshohet se ai është vrarë nga një makinë në lëvizje”, ka shtuar ai. Në Lagjen e Doktorëve që gjendet në pjesën veriore është gjetur e djegur një veturë e tipit Opel Astra, që dyshohet se sulmuesit e kanë përdorur me rastin e atentatit ndaj Oliver Ivanoviq.
Ndërkohë, kujtojmë që Departamenti Amerikan i Shtetit ditë më parë paralajmëroi se në veri mund të ketë sulme terroriste, duke paralajmëruar qytetarët e saj të jenë të kujdesshëm.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











