Lajme
Italia mbështet Kosovën për heqjen e vizave
Ministrja e Jashtme e Italisë, Federica Mogherini dhe ministri Enver Hoxhaj kanë nënshkruar marrëveshjen për ripranimin e personave që jetojnë pa leje qëndrimi në Itali
Shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj ka marrë mbështetje të fushime nga homologia italiane Federica Mogherini për integrimin e Kosovës në strukturat e bashkimit Evropian. Ministrja e Jashtme Italiane, ka premtuar mbështetje edhe për liberalizimin e vizave dhe për MSA-në.
Mbështetja e Romës zyrtare është konfirmuar gjatë një takimi që ministri Hoxhaj ka zhvilluar në Romë me ministren e Jashtme, Federica Mogherini. Bashkë me këtë të fundit kanë nënshkruar edhe marrëveshjen për ripranimin e personave që jetojnë pa leje qëndrimi në Itali.
Gjatë takimit, kryediplomati Hoxhaj e ka informuar homologen Mogherini për të arriturat e Kosovës në planin ekonomik, të sundimit të ligjit, dialogun me Serbinë dhe në procesin e integrimeve evropiane, veçmas liberalizimin e vizave dhe Marrëveshje për Stabilizim Asociim.
Me theks të veçantë, Hoxhaj është ndalur në mundësinë e rritjes së investimeve italiane në Kosovë dhe organizimin e një Samiti të përbashkët Kosovë-Itali për shkëmbimet ekonomike e tregtare, për çfarë edhe ka marrë mbështetjen e Italisë.
“Sot kisha një takim të shkëlqyeshëm me ministren e Jashtme të Italisë, ku pata mundësinë të diskutojmë për tri çështje me rëndësi. E para, se si të kemi sa më shumë investime nga Italia në Kosovë dhe besoj që në një të ardhme të afërt do ta organizojmë një Samit të përbashkët Itali-Kosovë. Së dyti, si ta kemi mbështetjen e Italisë në procesin e liberalizimit të vizave dhe së treti, ta kemi mbështetjen italiane për përmbylljen e negociatave të MSA”, tha Hoxhaj.
Në të tri këto çështje, sipas tij, ministrja italiane e ka siguruar Hoxhajn se roma zyrtare do ta mbështesë Kosovën.
Ndërsa ministrja e Jashtme e Italisë, Federica Mogherini, vendi i së cilës merr kryesimin e BE-së pas dy muajsh, shprehu përkushtimin e Italisë për ta përkrahur Kosovën në perspektivën evropiane.
“Është ekstremisht e qartë për ne që ta tregojmë mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për Kosovën. Për ne është i rëndësishëm procesi i dialogut dhe i reformave që Kosova ka ndërmarrë dhe për këtë jemi shumë të interesuar ta mbështesim Kosovën në këtë drejtim”, tha ajo.
“Njëkohësisht duam të shohim sa më shumë marrëdhënie të forcuara me BE-në dhe ne jemi gati për ta bërë këtë gjatë presidencës italiane që do të jetë edhe fokusi ynë”, u shpreh mes tjerash ministrja Mogherini.
Pas takimit, të dy ministrat kanë nënshkruar Marrëveshjen për pranimin e personave që qëndrojnë pa autorizim në Itali, ndërsa në proces janë edhe disa marrëveshje përfshirë edhe njohjen e patentë shoferëve të Kosovës në Itali.
Në vizitën dyditëshe në Itali, ministri Enver Hoxhaj ka qëndruar edhe në Vatikan për të lobuar për njohjen e Kosovës.
E-Diaspora
-
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik Kurti: Përtej granteve financiare nga Gjermania, Kosova ka nevojë për qasje në treg ... -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten










