Lajme
Nga 1 marsi, shtetasit e vendeve të treta mund të hyjnë në Itali sikur ata të BE-së
KJo do të thotë që qytetarët jashtë BE nuk duhet të bëjnë më teste shtesë ose të përballen me karantinë të mundshme pesë-ditore
Nga data 1 mars, shtetasit e vendeve jashtë BE-së, kur të hyjnë në Itali do t’u nënshtrohen të njëjtave rregulla si qytetarët e BE-së. Atyre do t’u duhet një certifikatë vaksinimi kundër koronës, një dëshmi e shërimit ose një test negativ të koronës. Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë në Romë, raportojnë mediat italiane, transmeton srf.ch.
Kjo do të thotë që qytetarët jashtë BE-së nuk duhet të bëjnë më teste shtesë ose të përballen me karantinë të mundshme pesëditore nëse nuk janë në gjendje të tregojnë të gjitha dokumentet e nevojshme gjatë hyrjes.
Italia duket se me këtë hap dëshiron të tërheqë përsëri sa më shumë turistë të huaj, transmeton albinfo.ch. Gjendja e jashtëzakonshme, e cila skadon më 31 mars, aktualisht është ende në fuqi. Pas kësaj, mund të pasojë një zbutje e mëtejshme e rregullave të koronës.
E-Diaspora
-
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc Bujanoci do të jetë nikoqir i Konferencës IV “Ekonomia shpëton Luginën”... -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova -
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim














