Bota
Italia e shqetësuar me iniciativën austriake për ti pajisur tirolasit me pasaportë
Si “një uratë anakronike pas shpagimit” e quajti planin austriak, ministri i jashtëm italian Enzo Moavero Milanesi: Austria dëshiron t’u jap pasaporta të saj shtetasve gjermanofonë në Tirolin Jugor - pra shtetasve italian.
Ministri i jashtëm italian Enzo Moavero është tepër i shqetësuar me diplomacinë austriake, për shkak të dhënies së pasaportave austriake të shtetasve gjermanofonë në Tirolin Jugor, shkruan nzz.ch.
Si “një uratë anakronike pas shpagimit” e quajti planin austriak, ministri i jashtëm italian Enzo Moavero Milanesi: Austria dëshiron t’u jap pasaporta të saj shtetasve gjermanofonë në Tirolin Jugor – pra shtetasve italian.
Rreth 70 përqind të Tirolasve Jugor janë gjermanofonë dhe ky rajon deri në fund të Luftës së Parë Botërore 1918 ishte pjesë e Perandorisë Austro-Hungareze. Por pas bisedimeve të paqes, ky rajon ju dha Italisë – pasi austro-hungarezët duke qenë pjesë e Boshtit Qendror humbën luftën kundrejt Forcave Aleate.
Deri në 1990 kishte gjithmonë konflikte të ashpra për pronësinë e rajonit malor, që në italisht quhet Alto Adige. Nga 1972 rajoni i Tirolit Jugor dhe rajoni Trentino përfituan të drejta autonome, për të zbutur kërkesat irredentiste.
Incidentet rreth Tirolit Jugor mes Vjenës dhe Romës kanë shpërthyer pas krijimit të koalicionit qeverisës austriak mes të djathtëve konservatorë OEVP dhe popullistëve të djathtë FPOE. Në shumicën e çështjeve, si ajo e emigracionit, Austria dhe Italia kanë linja të ngjashme, por ironia qëndron se të dyja vendet me qeveritë e tyre populliste mund të përçahen për arsye territoriale.
Në Austri nuk njihet dyshtetësia, ndërsa në anën tjetër mendon t’ua jap pasaportën e saj shtetasve italianë në Tirolin Jugor.
Gjithashtu edhe qytetarët e Tirolit Jugor janë të përçarë rreth kësaj iniciative, ku disa parti gjermanofone e mbështesin vendimin e Vjenës, ndërsa partitë filo-italiane janë kundër.
E-Diaspora
-
Orkestra “Amadeus” shkëlqen në Pragë, fiton katër çmime në festivalin ndërkombëtar “Musica Orbis” Të rinjtë kosovarë vazhdojnë të shkëlqejnë në skenën ndërkombëtare, duke fituar katër... -
Gjermani
Dr. Burim Prushi emërohet drejtues i një klinike në Gjermani -
Britani
Elena Daçi diplomon në Cambridge, prezanton “Lahutën e Malësisë” -
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas














