Shkurt.ch
Italia akuzon Zvicrën për diskriminim të punëtorëve italianë
Sipas ministrisë italiane, masat që ka ndërmarrë kantoni i Tesinës përbëjnë shkelje të marrëveshjeve mbi lëvizjen e lirë
Ministria e Jashtme e Italisë ka ftuar për sqarim ambasadorin e Zvicrës në Romë, Giancarlo Kessler. Kjo për faktin se Italia e fajëson Zvicrën se po i diskriminon punëtorët italianë që punojnë nga zonat kufitare në Tesinë të Zvicrës.
Sipas ministrisë italiane, masat që ka ndërmarrë kantoni i Tesinës (kundër tyre) përbëjnë shkelje të marrëveshjeve mbi lëvizjen e lirë.
Ambasadori zviceran ka siguruar mikpritësit se do të ketë një zgjidhje të shpejtë.
Masat të cilave Italia u referohet si diskriminuese, janë vendosur nga Kantoni i Tesinës në muajin prill. Sipas tyre personi nga Italia i cili kërkon leje qëndrimi në Zvicër duhet të sjellë një certifikatë nga regjistri i krimeve nga Italia. Edhe Sekretariati Shtetëror për Migracion e kishte shpallur këtë qëndrim si të palejueshëm.
Ndërkaq Parlamenti i Tesinës po ashtu pati vendosur që pragun tatimor për “kufitarët” ta rrisë nga 78% në 100%. Kjo do t`i mundësonte kantonit që brenda vitit të merrte rreth 20 milionë ranga më shumë të ardhura.
Nga fundi i qershorit e kishte marrë si pretekst këtë ngritje për të bërë një kërkesë në Komisionin e BE-së që të iniciohet një procedurë kundër Zvicrës.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










