Lajme
ISIS ngre në Gornja Maoca bazën e parë terroriste në Evropë
Në fshatin boshnjak që ndodhet në Bosnjën Veriore, organizata terroriste ISIS po ngre një kështjellë brenda kontinentit evropian. Terroristët ilegalisht po blejnë prona në këtë fshat të izoluar, ndërsa shërbimet e sigurimit të shtetit të Bosnje – Hercegovinës mendojnë se kjo zonë është duke u përdorur për ngritjen e kampeve të trajnimit, shkruan në numrin e saj të fundit gazeta prestigjioze “Sunday Mirror” .
Edhe vet vendndodhja e fshatit ka një pozicion strategjik për shkak të afërsisë me Detin Mesdhe, i cili është përdorur nga ekstremistët edhe në rastin e Sirisë, Irakut dhe Afrikës së Veriut. Të paktën 12 luftëtarë të ISIS-it të trajnuar në këtë fshat janë larguar për në Siri gjatë muajve të fundit dhe pesë të tjerë janë raportuar të kenë të vdekur, shkruan më tej kjo gazetë.
Eksperti i për çështje të terrorizmit, Xhevat Galijaseviç, i ak thënë kësaj gazete se nga ky fshat një numër i madh i njerëzve tashmë ndodhen në Siri duke luftuar dhe këtë gjë po vazhdojnë ta bëjnë ende. “Këtu nuk ka asnjë njeri që nuk është i gatshëm për t’iu përgjigjur thirrjes për xhihad”, ka thënë Galijaseviç.
Harun Mehicevic është në mesin e radikalëve të shumtë që blenë tokë në këtë zonë. Ai ka blerë dy hektarë. Mehicevic ka ikur nga Bosnja gjatë viteve 1990 dhe ishte vendosur në Melburn të Australisë, ku nisi të predikonte islamin radikal dhe tani atje konsiderohet një nga njerëzit më të rrezikshëm. Në njërën nga ligjëratat për rekrutët e tij, ai kishte thënë: “Allahu do t’i ndihmojë muxhahidinët ta krijojnë një shtet islamik ku myslimanët mund të jetojnë me dinjitet dhe nder”.
Radikalë të tjerë islamikë besohet se kanë blerë prona në fshatin Gornja Maoca. Në mesin e tyre janë edhe Jasin Rizviq dhe Osman Kekiç, të cilët tani po luftojnë përkrah ISIS-it në Siri.
Një fshatar i zonës, i cili dëshiron të mbetet anonim, ka deklaruar për “Sunday Mirror” se banorët e zonës rregullisht dëgjojmë të shtëna armësh që vijnë nga pyjet. Kjo ndodh çdo javë. Unë nuk e di se çfarë janë duke bërë Ne të gjithë kemi frikë”.
Më tutje gazeta citon banorë lokalë që shqetësohen për perspektivën e tyre në këtë regjion. “Ne po i rrisim fëmijët tanë këtu prandaj kemi frikë”, ka thënë një fshatar që nuk ka guxuar ta tregojë emrin. Ai ka thënë se do të shpërnguleshin me dëshirë nga ky vend por askush nuk ka interesim për të blerë pasuritë e tyre.
Pesë muaj më parë, njësi policore antiterroriste rrethuan dhe më pas bastisën fshatin Gornja Maoca pas njoftimeve se nëpër shtëpi ishin vendosur flamuj të ISIS, me ç’rast ishin arrestuar disa persona.
Në një raport mbi xhihadin në Bosnje thuhet se kthimi i luftëtarëve të huaj nga Siria dhe Iraku, është sfida më e rrezikshme që mund ta destabilizojë këtë vend edhe ashtu me probleme të shumta në fushë të sigurisë.
E-Diaspora
-
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali Ndjekje spektakolare në A15, arrestohen dy shtetas shqiptarë... -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih -
Votat e diasporës i sigurojnë VV-së edhe një mandat, PDK humb një deputet
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja










