Bota
Ish-shefi i Interpol-it pranon se ka marrë ryshfet
Kina tha se ish-shefi i Interpol-it, Meng Hongwei, ka pranuar në gjyq se ka marrë mbi dy milionë dollarë ryshfet.
Media shtetërore tha se gjykata në qytetin Tianjin do ta shqiptojë vendimin e saj në një datë të mëvonshme.
Meng, i cili ka qenë udhëheqësi i parë kinez i Agjencisë ndërkombëtare të policisë, është zhdukur në një udhëtim nga Franca për në Kinë shtatorin e kaluar.
Pekini më pas ka konfirmuar se ai është arrestuar, në kuadër të luftës së presidetit kinez, Xi Jinping, kundër korrupsionit.
Gruaja e Mengut, e cila është në Francë, ka thënë se akuzat kundër tij janë të motivuara politikisht, shkruan rel, përcjell albinfo.ch.
Në maj asaj i është dhënë azil politik në Francë për shkak të frikës se ajo dhe fëmijët e saj mund të rrëmbeheshin.
Meng, 65 vjeç, i cili ka jetuar në Francë, ka dhënë dorëheqje si president i Interpolit, pasi është arrestuar nga autoritetet kineze.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Problemi i drogës po rritet në Vjenë Gjithnjë e më shumë njerëz në Vjenë po kërkojnë ndihmë për shkak të problemeve me drogën,... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë













