Lajme

Ish-roja e kampit nazist shpallet fajtor pasi ndihmoi në kryerjen e 5,232 vrasjeve në moshën 17 vjeçare

Ish-roja e kampit të përqendrimit nazist u dënua me dy vjet burgim me kusht për pjesëmarrjen në mijëra vrasje.

93-vjeçari, i identifikuar si Bruno D, u akuzua për 5,230 akuza për vrasje gjatë shërbimit të tij si roje e SS-it në kampin e përqendrimit Stutthof nga viti 1944 deri në 1945.

Ai po akuzohet për krimet të cilat sa ishte i mitur, në moshën 17 vjeçare, atëherë kur edhe iu bashku stafit të kampit Stutthof.

Prokurori shtetëror kishte kërkuar tre vjet burgim të pezulluar ndërsa mbrojtja kërkoi shfajësimin e tij të plotë.

“Kampi i përqendrimit të Stutthof dhe vrasjet në ndodhën aty, u bënë të gjitha me ndihmën tënde,” tha gjykatësja Anne Meier-Göring duke dhënë dënimin, përcjell albinfo.ch.

Dey u shpall fajtor se ka ndihmuar në vrasjet e 5,232 njerëzve mes gushtit 1944 dhe prillit 1945 pa qëlluar asnjëherë me armë.

Shifrat tregojnë se rreth 5,000 persona kanë vdekur atje si rezultat i një epidemie tifoje, i mohimit të ushqimit, ujit e mjekimeve, si dhe nga kushtet katastrofike të higjenës.

Sipas statistikave 200 njerëz u vranë atje me gaz Zyklon B, ndërsa 30 u vranë me një mjet që ishte krijuar për të vrarë me një të shtënë në qafë.

Kampi ishte çliruar më 9 maj 1945 nga forcat aleate.

Gjatë 45 seancave në gjykatë, Dey tha se kishte parë trupa që largoheshin me karroca dhe se “imazhe vuajtjesh e terrori” e kishin ndjekur atë gjatë gjithë jetës.

I akuzuari së fundmi ofroi dhe një kërkesë ndjese.

“Dëshmitë dhe raportimet më kanë bërë të ndërgjegjshëm për herë të parë për masën e mizorisë e vuajtjes. Diçka e tillë nuk duhet të përsëritet kurrë”, ka thënë ai.