E-Diaspora
Ish refugjatja nga Kosova, histori suksesi në Amerikë
Vesa ka disa vite që jeton në Uashington ndërsa nuk i ndahet pasionit për karatenë
Ndërsa 2018-a shënon 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, në mendje të vijnë mijëra refugjatë që u detyruan të largohen nga lufta dhe të vendosen në vende të ndryshme të botës.
Mes tyre ishte edhe Vesa Vuniqi e cila sot jeton në Shtetet e Bashkuara dhe është bërë pjesë e shoqërisë amerikane duke kontribuar mes të tjerash, edhe në fushën e sportit.
Vesa Vuniqi i hyri sportit të karatesë qysh në moshë të re. Ajo filloi të trajnohej në Kosovë kur ishte vetëm 9 vjeçe, ndërsa mori pjesë me ekipin e Kosovës në moshën 11 vjeçare në një kampionat karateje në Hungari, raporton “Zëri i Amerikës”.
Si shumë shqiptarë të tjerë, lufta në Kosovë do ta detyronte familjen e saj në merrte rrugën e refugjatit.
Ndërsa shfleton albumin e kujtimeve nga karriera e saj sportive, Vesa kujton edhe vështirësitë e përshtatjes në Amerikë pas traumës së shkaktuar nga lufta në Kosovë si dhe sukseset e para sportive, ëndrrën amerikane, përcjell albinfo.ch.
“Gjithçka ishte ndryshe këtu në Amerikë, duke filluar nga gjuha dhe traditat. Nuk kishim njerëz të njohur, por karateja ishte ajo që njihja. Karateja më ka ndihmuar të përshtatem në Amerikë.”
Ndërsa sporti e ndihmoi të përshtatej në jetën e re, Vesa shënoi rezultate të mira në shkollë duke u diplomuar për Bio-Kimi në Universitetin e Miçiganit dhe specializuar më tej (Master) edhe për degën Inxhinieri Bio-Mjekësore.
“Punoj për Agjencinë amerikane për Ilaçet dhe Ushqimin (FDA). Unë drejtoj grupin e ortopedisë për pajisje mjekësore. Vlerësojmë dhe aprovojmë pajisjet e reja mjekësore nëse plotësojnë kushtet për përdorim dhe daljen e tyre në treg.”
Vesa ka disa vite që jeton në Uashington ndërsa nuk i ndahet pasionit për karatenë. Një vit më parë Vesa do të arrinte të zgjidhej një nga tre femrat përfaqësuese të rajonit, që njihet si Bregu Lindor amerikan, për garat kombëtare të karatesë të zhvilluar në Kaliforni ku edhe do të fitonte dy medalje të arta në disiplinat “Kata” dhe “Kumite”. Ndërsa disa muaj më parë, Vesa do të rrëmbente medale të tjera ari. Trajneri i saj, David Ernst flet me pasion për Vesën.
“Vesa ka marrë pjesë në garat e karatesë në Kaliforni si dhe në Filadelfia në garat kombëtare. Ajo ka fituar disa medalje, përfshi vendin e parë për femra në Kumite në rajonin lindor amerikan, si dhe medalje të tjera në pjesën perëndimore të Amerikës në garat kombëtare.”
“Fitova tre medalje të arta…..Në disiplinën “Kata” në ekipore dhe individuale në disiplinën “Kumite” ku edhe fitova vendin e parë”, thotë Vesa.
Përveç dedikimit shkencor në punën e përditshme, Vesa kryen edhe funksionin e instruktores së karatesë për moshat e reja në një klub karateje në kryeqytetin amerikan. Aktualisht Vesa po stërvitet për të marrë pjesë në garat kombëtare të nëntorit që zhvillohen në Dakotën e Jugut.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Sot, dita e parë e “Verës Poetike të Diasporës” në Prishtinë Organizatorët ftojnë krijuesit, lexuesit dhe dashamirët e letërsisë, veçanërisht fëmijët, të marrin pjesë në aktivitetet e... -
Begaj: Alpet Shqiptare janë urë që bashkon shqiptarët me rrënjët dhe identitetin -
Katër vëllezërit Popova – një histori suksesi që vazhdon prej 27 vitesh -
“Vendlindja ime është tani në Google Maps Street View”, Dua Lipa promovon Prishtinën me një video të veçantë -
Kurti takon shkencëtarin shqiptar nga Universiteti i Cyrihut, diskuton për zhvillimin e inteligjencës artificiale në Kosovë
Jeta në Austri
-
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet Fundi i lidhjes së fluturimit të Austrian Airlines midis Grazit dhe Vjenës ka qenë në diskutim... -
Rreth 3.6 milionë austriakë duhet të ndërrojnë patentë shoferët -
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona














