Kosova
Ish-presidentit Clinton uron Kosovën në 10-vjetorin e pavarësisë
Clinton duke ua uruar 10-vjetorin e pavarësisë të gjithë qytetarëve të Kosovës, thotë se Kosovën e ka në zemër, ndërsa ka uruar që Kosova të zhvillohet dhe të arrijë atë që meriton
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikëse, Bill Clinton përmes një videomesazhi e ka uruar Kosovën dhe popullin e saj në 10-vjetorin e pavarësisë. Në videon e publikuar në Facebook, titullin e ka vendosur në shqip “Urime për popullin e Kosovës në përvjetorin e 10-të të pavarësisë së tyre”, Clinton dëshirion më të mirat për popullin e Kosovës.
Presidenti më i dashur për shqiptarët, Bill Clinton 19 vite më parë urdhëroi bombardimin e forcave të Serbisë të udhëhequra nga diktatori Sllobodan Milloshqviçi, kujton KP. Clinton duke ua uruar 10-vjetorin e pavarësisë të gjithë qytetarëve të Kosovës, thotë se Kosovën e ka në zemër, ndërsa ka uruar që Kosova të zhvillohet dhe të arrijë atë që meriton.
“Kosova gjithmonë do ta ketë një vend të veçantë në zemrën time. Dhe jam shumë mirënjohës që si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, munda t’ju ndihmoj që të ndiqni një të ardhme të prosperitetit të lirisë dhe tolerancës. Juve ju është dashur të merrni shumë hapa të rëndësishëm gjatë dekadës së fundit për ta kuptuar atë të ardhme. Dhe kjo duhet t’jua japë një mundësi që të shikoni përpara dhe t’i kaloni sfidat që kanë mbetur”, thotë ai.
“Unë vazhdoj të besoj se vendi i merituar i Kosovës është si një anëtare e plotë e Bashkimit Evropian, NATO-s dhe Komunitetit Ndërkombëtar. Është e rëndësishme për miqtë tuaj përreth botës që të vazhdoni të punoni, për t’i lënë konfliktet e së kaluarës prapa jush. Ju bashkohem juve, në festën e 10 vjetorit të Pavarësisë. Gjithmonë do të jem i nderuar që pata shansin t’ju ndihmoj t’ia fillonit. Dhe shpresoj se do të jem gjallë edhe për një kohë t’ju shoh ta dërgoni topin në shtëpi, deri në fund. Paçi fat!”, deklaroi ish presidenti amerikan.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











