Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e Tiranës, duke u bazuar në shkresat e avokatit mbrojtës që ka dorëzuar në Gjykatën e Tiranës.
Taçi ndodhet aktualisht në paraburgim në Gjenevë të Zvicrës.
Siç raportojnë mediat në Tiranë, duke cituar burime nga Interpoli, thonë se arrestimi ka ardhur pas kallëzimit të dy kompanive, një e regjistruar në shtetin e Panamasë me emrin “Wallis Trading INC” dhe ajo në Holandë me emrin “Trafigura Beheer Bv”, të cilat me kompaninë e Rezart Taçit kishin një marrëveshje tregtare të nënshkruar që në vitin 2009.
Që në maj 2014 në Shqipëri autoritetet zvicerane kanë kërkuar ndihmë nga Prokuroria e Përgjithshme për kryerjen e disa veprimeve hetimore mbi Taçin.
Mes tyre sekuestrimin e kontratave të kompanisë së Rezart Taçit, verifikimin e llogarive bankare dhe marrjen në pyetje të 4 personave, mes tyre motrën e Rezart Taçit dhe nipin e tij.
Policia zvicerane ka arrestuar Taçin në aeroportin e Gjenevës.