Shkurt.ch
Ish mafiozi u ligjëron menaxherëve
Ajo që te mafia funksionon me dekada, duhet të funksionojë edhe në cilindo biznes, mendon ish bosi i mafisë, Lou Ferrante
Ai i ka bërë të gjitha: plaçkitje me dhunë, shantazhim, lëndim trupor, mashtrim… por asnjërën nga këto nuk i bën më. Lou Ferrante, 43 vjeçar, ka qenë një bos mafioz por tash ai është rehabilitar dhe, për më tepër, u mban ligjërata menaxherëve se si duhet të udhëheqin bizneset e tyre.
Ajo që te mafia funksionon me dekada, duhet të funksionojë edhe në cilëndo firmë, ka menduar ish bosi i mafisë Lou Ferrante dhe me këtë logjikë ai po nxjerr tashmë fitime të majme. Ky burrë nga Nju Jorku fiton 4000 euro për çdo ligjëratë që mban.
Sa ishte mafioz, ai sigurisht fitonte më shumë, por ilegalisht: “Kam kryer çdo lloj vepre penale përveç vrasjes. Këtë nuk mund ta bëj”, thotë ai.
Në moshën 12 vjeçare Ferrante kishte filluar me vjedhje, si 20 vjeçar ai kishte udhëhequr një bandë të dhunshme mafiozësh. Duke rrëmber kamionët, ai fitonte brenda 10 minutash 100 mijë dollarë.
Por pas tetë vitesh të kaluara në burg, Lou bëri një thyerje në jetën e vet, vendosi të fillonte një jetë të re, si shkrimtar dhe si ligjërues. Ai ua mëson menaxherëve rregullat mafioze: “Respekto zingjirin komandues. Mos i beso secilit. Bëje qëndrimin tënd në mënyrë të pakeqkuptueshme të qartë. Shmangiu lakmisë”.
Megjithatë, Ferrante merret edhe më tutje me mafinë, ndonëse jo duke punuar për të por duke i intervistuar bosët e fuqishüem mafiozë nga Camorra e Napolit e deri te gangsterët e “18th street” në El Salvador.
E-Diaspora
-
Mes shqiponjës në qafë dhe golit në fushë Një shqiponjë në qafë nuk e bën dikë më pak të integruar. Ashtu si një gol... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet













