Kultura
ISEAL promovoi 3 botime të reja dhe organizon simpozium shkencor “Shëndeti mendor, sfidë e shëndetit publik”
Instituti Zviceran i Studimeve Shqiptare ISEAL, më 25 dhe 26 maj, në Prishtinë zhvilloi aktivitetet e radhës, ne kuadër të projektit “Diaspora - Urë e Shkëmbimit të Njohurive”.
Të enjten, më 25 maj 2017, në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, Instituti Zviceran i Studimeve Shqiptare bëri paraqitjen e 3 botimeve të tij më të reja, në gjuhën shqipe.
Botimet qenë:
“Imazhi i shqiptarëve në mediet zvicerane” (Studim në Zvicër) nga Alain Maillard dhe Kujtim Shabani. Parathëniet e këtij libri janë bërë nga Dr. Olivier Meuwly dhe Dr. Laurent Matthey.
“Dallime identike” (Ese mbi përkthimin) nga Driton Kajtazi, njëherësh edhe Drejtor i ISEAL-it.
“Ringritja nga Skizofrenia” (Libër mjekësor) nga grup autorësh, ndër ta Jérôme Favrod dhe Shyhrete Rexhaj.
Këto botime u mirëpritën dhe u vlerësuan lart nga të pranishmit.
Dy botime e para qenë promovuar në nëntor 2016, në gjuhët frënge dhe gjermane.
Drejtori i ISEAL-it, z. Driton Kajtazi, falënderoi veçanërisht përkthyesit e këtyre librave, Prof. dr. Nerimane Kamberin dhe Z. Belgzim Kamberin, Z. Sulejman Dërmakun, për redaktimin gjuhësor të librave dhe vështrimin kritik, Prof. dr. Naim Jerliun, për leximin profesional dhe këshillat e domosdoshme për jetësimin në gjuhën shqipe të këtyre librave, si dhe Znj. Arbesë Hoxha, për lexime dhe Z. Labinot Hasani, për faqosje e mbarëvajtje të librave.
Autorët dhe Instituti Zviceran i Studimeve Shqiptare u përgëzuan nga Ministri i Diasporës, Z. Valon Murati. Ministri Murati theksoi, ndër të tjera, se ISEAL-i po bën ‘një punë të mrekullueshme’ për shkëmbime të njohurive në mes të Diasporës dhe Kosovës.
Në aktivitetin përmbyllës, ISEAL-i, në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publike të Kosovës, sot mbajti një simpozium shkencor në fushën e shëndetësisë, titulluar “SHËNDETI MENDOR, SFIDË E SHËNDETIT PUBLIK”, ku mblodhi mbi 300 pjesëmarrës profesionistë mjekësorë, kryesisht të fushës së psikiatrisë dhe infermierisë dhe të interesuar për shkëmbime njohurish në mes të Zvicrës dhe Kosovës, nga personalitete të shquara, të cilët ISEAL-in e cilësuan si urë lidhëse të njohurive. Numri tejet i madh i pjesëmarrësve dëshmon për vlerësimin që personeli mjekësor i dha këtij Simpoziumi.
Simpoziumi filloi nga ora 10.00 deri në orën 14.00, i cili u mbajt në mjediset e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.
Në Simpozium morën pjesë përgjegjësi i Njësisë në Departamentin e Psikiatrisë në Qendrën Spitalore Universitare të Lozanës, Dr. Régis Marion Veyron, Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, Prof. dr. Naser Ramadani, Drejtori i Institutit Zviceran të Studimeve Shqiptare, Driton Kajtazi, Kryetari i Odës së Infermierëve të Kosovës, Naser Rrustemaj, JérômeFavrod, profesor, specialist në Infermierinë Psikiatrike, Haute École de la Santé (HES) La Source, Dr. Gëzim Dushi, specialist në Kirurgjinë Pediatrike, Lozanë, Prof. Shyhrete Rexhaj, mësimdhënëse në Shkollën e Infermierisë, La Source, Lozanë, Visar Qusaj, specialiste në Infermierinë Psikiatrike, drejtore e kurimeve dhe menaxhere e institucioneve mjekësore në Gjenevë dhe pjesëmarrës të tjerë të rëndësishëm të fushës së shëndetësisë.
Ky projekt u bë me përkrahjen e Zyrës Zvicerane për Zhvillim, që përkrahu ardhjen në Kosovë të oratorëve në fjalë.
Profesionistëve shëndetësorë, pjesëmarrës të simpoziumit, organizuar nga ISEAL-i në bashkëpunim me IKSHPK-në, dhe në marrëveshje me Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, iu dhanë certifikata të pjesëmarrjes, të cilëve u njihen pikët ECTS (të kredisë) nga BEVM, sipas programit të Bolonjës.
ISEAL dhe IKSHPK dëshmuan një bashkëpunim të mirëfilltë profesional, shembull i kristalizimit të veprimeve të përbashkëta institucionale.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit29 Maj 2017
- Ora10:00
- Data e përfundimit29 Maj 2017 - 10:00
E-Diaspora
-
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës Hannover Airport dhe ADAC njohin Kosovën si shtet të pavarur pas ndërhyrjes së Ambasadës... -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale













