Bota
Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit
Sipas Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), Irani ka mbyllur Ngushticën e Hormuzit deri në një njoftim të dytë
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ndaj Iranit, pasi Teherani goditi një anije tregtare që po kalonte nëpër Ngushticën e Hormuzit.
Sipas Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), Irani ka mbyllur Ngushticën e Hormuzit deri në një njoftim të dytë dhe ka paralajmëruar një përgjigje të ashpër ndaj asaj që e cilëson si “agresion” amerikan.
Pak orë pas sulmeve amerikane, IRGC njoftoi se kishte goditur një bazë ushtarake amerikane në Jordani. Ndërkohë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari, Kuvajti dhe Bahrejni raportuan se po përballeshin me raketa dhe dronë të lëshuar nga Irani, shkruan BBC, transmeton albinfo.ch.
Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) tha se sulmet u ndërmorën pasi Garda Revolucionare sulmoi një anije me flamur të Qipros në Ngushticën e Hormuzit.
Sipas saj, anija pësoi dëmtime të mëdha në dhomën e motorëve dhe nuk mundi të vazhdonte lundrimin, ndërsa një anëtar i ekuipazhit rezulton i zhdukur.
SHBA-ja bëri të ditur se ka goditur rreth 140 objektiva ushtarake iraniane, përfshirë baza raketore, pozicione dronësh, rrjete komunikimi dhe sisteme të mbikëqyrjes bregdetare.
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA Turneu në SHBA ishte pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Ansamblit “Trojet” për promovimin e folklorit... -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













