Autotech
iPhone apo Samsung, kush shitet më shumë
Pasojat e Covid-19, tregu në rënie 2,3% në vitin 2020
Çështja më e përfolur, edhe në fushën e telefonisë, është sigurisht një tjetër, mes lajmeve për vonesën e pajisjeve nga një anë dhe në përgjithësi, pak dëshirë nga ana e shitësve (me disa përjashtime) për të gjallëruar tregun.
Tregu po bën llogaritë me pasojat e virusit Covid-19. Ndërkohë, sipas një studimi të ri të shoqërisë së kërkimit Counterpoint Research, për smartphone-t më të shitur në vitin 2019, smartphonet e kompanisë kaliforniane dhe asaj koreane, iPhone nga një anë dhe Galaxy në anën tjetër, janë më të shiturit, transmeton Monitor.
Më në detaje, Apple zë 6 pozicione nga 10 në klasifikim. iPhone XR rezulton modeli më i shitur në 12 muajt e fundit, me një pjesë prej 3% në shkallë botërore. Pas tij, me 2,1% të shitjeve globale, iPhone 11, i cili doli në treg, shtatorin e kaluar. Në vend të tretë dhe të katërt, gjejmë modelet e para të Samsung, Galaxy A50 dhe Galaxy A10, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa në Evropë, telefoni më i shitur është Samsung Galaxy A50 (vëllimi i shitjeve 5%), ndjekur nga iPhone XR, iPhone 11, Samsung Galaxy A10 dhe Samsung A40.
Mungon Huawei në top 10
Duke parë listën e dhjetë modeleve më të vlerësuara nga përdoruesit në të gjithë botën, bie në sy menjëherë që i vetmi model jo Apple apo Samsung, është Oppo A5, në vendin e pestë, falë rezultateve të mira në shitje në Kinë, duke fituar edhe “best seller” 2019.
Lind pyetja, po Huawei? Duket qartë që kolosi i Shenzen ka vuajtur pasojat e “ndalimit” nga administrata e Trump. Edhe në Kinë, ku pajisjet e tij janë më të njohura, modeli P30 Huawei nuk ngjitet më shumë se vendi i pestë. Tashmë, beteja, do të zhvendoset tek 5G, gjithnjë nëse Koronavirus do ta lejojë… Analistët ngrenë pyetjen se cila prej kompanive do ta bëjë revolucionin dhe do të jetë në avantazh krahasuar me konkurrencën?
Tkurrje e kërkesës deri në fund të vitit me 2,3% krahasuar me vitin 2019. Ky është parashikimi i analistëve të IDC rreth ndikimit të koronavirusit në shitjet e smartphoneve këtë vit. Rënia do të jetë më e ndjeshme në dy tremujorët e parë (duke arritur pikun më shumë se 14% në shkallë globale dhe 40% në Kinë), por rezultati final i 12 muajve nuk do të jetë dhe aq dramatik. Në total, do të dërgohen pak më shumë se 1,3 mld smartphone, 2,3% më pak krahasuar me një vit më parë.
Ky është sigurisht një lajm i mirë për disa kompani, së pari për ato kineze, por edhe Samsung e LG, disa punonjës të të cilëve kanë rezultuar pozitiv ndaj Covid-19. Sektori gjithsesi do ta mbyllë vitin negativisht, duke shpërfillur vlerësimet që flisnin për një rritje modeste para shpërthimit të epidemisë së koronavirus. Tregu do ta rimarrë veten në vitin 2021, me një rritje të shitjeve të nxitura nga përhapja e 5G.
“Kina” nënvizon analisti i IDC, Sangeetika Srivastava “është tregu kryesor për smartphone që do të ndiejë më shumë pasojat e epidemisë”. Përshtypja e ekspertëve është që kriza do të zgjasë deri në fillim të verës. Normalizimi i aktivitetit pritet në tremujorin e tretë 2020, atëherë kur situata e përgjithshme që lidhet me Covid-19 do të përmirësohet. Të paktën, kështu shpresojmë.
E-Diaspora
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva Boksieri kosovar, Robin (Haxhi) Krasniqi, ka mposhtur portugezin Jorge Silva të shtunën, në meçin e zhvilluar...
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
“Kino Kosova”: Një realitet filmik i shikuar nga perspektiva femërore
-
Krasniqi sonte rikthehet në ring, përballet me boksierin portugez
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
Jeta në Austri
-
Çfarë më lejohet të bëj në ballkonin tim në Austri? Gjatë muajve të verës, mund të duket se çdo austriak jeton ekskluzivisht në ballkonet e tij...
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?
-
Pse Austria renditet kaq keq në indeksin për lirinë e shtypit?
-
Nomadët digjitalë: Kush mund të punojë në distancë në Austri?