Shqipëria
Lehtësi për sipërmarrësit e huaj në Shqipëri
Investitorët zviceranë, të mirëpritur në Shqipëri
Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes në Shqipëri, Edona Bilali, priti sot në një takim drejtorin e përgjithshëm të Dhomës së Tregtisë, Industrisë dhe Shërbimeve të Gjenevës, Vincent Subila.
Bibali u shpreh se në takim u diskutua mbi situatën aktuale, si edhe lehtësirat e krijuara për sipërmarrësit e huaj që duan të investojnë në vendin tonë, transmeton Atsh, përcjell Albinfo.ch.
“Diskutuam mbi situatën aktuale, problematikat e hasura gjatë periudhës së pandemisë, si edhe lehtësirat e krijuara për sipërmarrësit e huaj, që duan të investojnë në vendin tonë”, tha Bilali.
Billai u shpreh e bindur se do të krijohen kushtet e përshtatshme për të rritur prezencën e investitorëve zviceranë në Shqipëri.
“Duke vlerësuar bashkëpunimin e frytshëm dhe potencialet e mëdha që ka vendi ynë, jam e bindur që do të arrijmë të krijojmë kushtet e përshtatshme për të rritur prezencën e investitorëve zviceranë në Shqipëri”, theksoi Bilali.
E-Diaspora
-
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët 23-vjeçari u dërgua për trajtim pasi pretendoi se kishte gëlltitur detergjent, ndërsa autoritetet italiane kanë nisur... -
Paris
Kosova prezantohet në Paris, në fokus kultura, turizmi dhe potenciali i vendit -
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës
Jeta në Austri
-
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë Punimi i tij shkencor mbi konceptin e lirisë sipas Erich Fromm u vlerësua me çmim dhe... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë












