Zhvillim
Investitorët të interesuar për Brezovicën
Në Qendrën Turistike të Brezovicës pritet të hapen 4000 vendeve të reja të pune. Ministri Nikaj tha se në Brezovicë pritet të ndërtohet një qendër moderne e skijimit
Projekti Zhvillimor i Qendrës Turistike të Brezovicës është një projekt madhor dhe i rëndësishëm për ekonominë e vendit. Nga ky projekt parashihet të hapen rreth 4 mijë vende pune dhe investime milionëshe për ta kthyer këtë zonë në qendrën më atraktive turistike në rajon.
Kështu u tha në konferencën paraofertuese për Projektin e Brezovicës, me investitorët e huaj të parakualifikuar që u mbajt të hënën në Prishtinë.
Siç thuhet në një komunikatë për media, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Tracy Ann Jacobson vlerësuan lartë interesimin e investitorëve të huaj për projektin Brezovica dhe njëherësh premtuan përkrahjen e tyre në realizimin e projektit.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bernard Nikaj, në hapje të konferencës falënderoi për përkrahja të fuqishme dy qeveritë dhe njëherësh shoqërinë kosovare në përgjithësi.
“Këtë e kemi parë edhe në Parlamentin e Kosovës, ku rreth 70 për qind të përfaqësuesve të qytetarëve të Kosovës, pra deputetëve, kanë votuar në përkrahje të këtij projekti, përfshirë këtu edhe deputetë e partisë opozitare”, citon në një kumtesë për media MTI, ministrin Nikaj.
Ai tha se në qershor do të zgjidhet kontraktuesi, ndërsa në shtator Kosova do ta ketë kontratën finale.
“Vizioni që kemi ne për këtë qendër është hapja e rreth 4000 vendeve të reja të punës dhe ndikimi ekonomik në 10 vitet e ardhshme që do të kalojë shumën prej 5 miliardë eurosh. Për më tepër, kjo qendër do ta vejë Kosovën në hartën e vendeve atraktive të botës për tu vizituar”, tha ministri Nikaj.
Kryeministri i Kosovës. Hashim Thaçi tha se rëndësia që i është dhënë këtij projekti mund të shihet edhe nga përkrahja e gjithanshme e shoqërisë kosovare.
“Projekti i Brezovicës, në këtë vizion zë një vend të rëndësishme sepse një vend skijimi në këtë natyrë kaq të bukur do të vë Kosovën , në hartën botërore për tu vizituar”, ka thënë Thaçi në konferencën para-ofertuese për zhvillimin e qendrës turistike në Brezovicë.
Ambasadorja amerikane Tracey Ann Jocobson pohoi se interesimi i investitorëve për Brezovicën është inkurajues.
“Projekti i Brezovicës, është potencial për zhvillime qe ta kthejmë në qendër të skijimit”, ka thënë ambasadorja Jocobson. Ambasadorja, e vlerësoi të rëndësishëm këtë projekt. Ajo tha se Brezovica ka mundësi të bëhet një prej vendeve më të bukura në Evropën Juglindore, sepse sipas saj ka bukuri të shumta natyrore dhe një vend shumë tërheqës për investitorët dhe vizitorët e jashtëm dhe të brendshëm.
“Gjatë dhjetë vjetëve të parë, ne parashohim që do të ketë më shumë se 250 milionë euro në investime të drejtpërdrejta”, shtoi Jacobson.
Kryetari i komunës së Shtërpces Bratislav Nikoliq, nën administrim të së cilës është edhe Brezovica, tha se ky projekt është njëri prej projekteve më madhore që është zhvilluar me një bashkëpunim të afërt të Qeverisë së Kosovës dhe Komunës së Shtërpcës. Ndryshe në garën për privatizimin e Brezovicës janë katër kompani ndërkombëtare.
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike -
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI” -
Amerikë
Melisë Sejdiu dhe Rea Hadri pranohen në Universitetin e Pittsburghut
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri













