Lajme
Investitorët nga Katari dhe Egjipti do të ndërtojnë resort 1 miliard euro në Ulqin
Arabët po ndërtojnë Resort 1 miliard euro në qytetin e bukur të Ulqinit
Bëhet e ditur se projekti “Mavrijan Luxury Resorts” ishte prezantuar në korrik, ndërsa këtë muaj në Ulqin duhet të vijnë investitorët e interesuar nga Katari dhe Egjipti, transmeton albinfo.ch.
Loro Nrekiq, kryetari i Ulqinit, tregoi se komuna shumë shpejtë do të gjejë investitorë për ndërtimin e kompleksit turistik Mavrijan.
Kryetari ka paralajmëruar se në gjirin e Valdanosit është paraparë ndërtimi i një porti, tri hoteleve luksoze dhe 105 vilave, që gjithsej do të përfshijnë 5 mijë shtretër. 105 vilat do të përfshijnë 350 metra katrorë sipërfaqe, dhe janë të parapara vetëm për një familje.
Toka që planifikon të shesë komuna për këtë projekt vlerësohet rreth 20 milionë euro. Vlera e investimit planifikohet të jetë nga 600 milionë deri në një miliard euro. Investitorët e interesuar kanë caktuar takime me përfaqësuesit e komunës.
Hoteli i parë A i resorit do të ketë një sipërfaqe prej 32 mijë metra katror, me 3848 metra katrorë për pishinë të hapur dhe 2675 metra katrorë për fusha të hapura sportive.
Hoteli B do të jetë qendra e resorit me 652 dhoma, 47 800 metra katrorë sipërfaqe me pishinë prej 2500 metra katrorë dhe fusha prej 2546 metra katrorë. Hoteli C do të ketë një një sipërfaqe prej 22 299 metra katrorë.
Më shumë se 10 000 metra katrorë të resorit janë të parapara vetëm për kazino.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital















