Lajme

Intelegjenca Artificiale tregon sa e plakur është fytyra juaj

Ekspertët e jetëgjatësisë në New York City kanë zhvilluar një aplikacion të Intelegjencës Artificiale që vlerëson moshën e fytyrës tuaj bazuar në një foto-selfie. Ai analizon fytyrën tuaj mbi disa komponentë, duke përfshirë qeskat nën sy dhe rrudhat.

Një punonjëse e DailyMail.com, 39-vjeçare, e përdori këtë aplikacion dhe u shqetësua, sepse sipas Intelegjencës Artificiale ajo rezultonte jo më pak se 50 vjeçe.

Intelegjenca Artificiale është ndërtuar nga kompania e jetëgjatësisë NOVOS dhe e bazuar në më shumë se 12 milionë fotografi të fytyrave njerëzore. Gjashtë faktorët që analizon janë mosha e syve dhe qeskat e syve, rrudhat, uniformiteti, poret dhe skuqja në fytyrë. Për të përdorur mjetin, njerëzit duhet të ngarkojnë një imazh të qartë me fytyrën e tyre në qendër. Rezultatet dërgohen me email brenda pak minutash.