Autotech
Instagrami lanson një aplikacion të ri
Aplikacioni është duke u lansuar në dy platformat më të mëdha, iOS dhe Android
Instagrami ka lansuar një aplikacion të ri mesazhesh i paraparë për të thjeshtësuar komunikimin me miqtë e afërm. I quajtur “Threads”, aplikacioni u ofron përdoruesve një mënyrë më të lehtë për të ndarë postimet e tyre me miqtë e caktuar.
“Për rrethin tuaj të ngushtë të miqve, kemi parë nevojën për të mbetur më të lidhur përgjatë ditës, andaj ju mund të komunikoni se çfarë po bëni dhe si ndiheni përmes fotografive dhe videove”, ka thënë Robby Stein, drejtor për produkte në Instagram, në një njoftim të enjten, transmeton Koha.net.
“Threads” lidhet me platformën ekzistuese të Instagramit duke u mundësuar përdoruesve të importojnë listën e “miqve të afërm”. Çdokush që nuk ka krijuar një listë të tillë në Instagram mund ta bëjë direkt përmes “Threadsit”.
Përdoruesit më pas mund të ndajnë video, fotografi, storie e mund të dërgojnë mesazhe në formë teksti te miqtë e afërm. Po ashtu mund të vënë statuse si “duke mësuar”, që u shfaqet të gjithë miqve të afërm brenda aplikacionit – një veçori që mbahet mend nga aplikacionet e vjetra si “Instant Messengeri”.
“Threads” është përpjekja e re e Instagramit për të dyfishuar funksionalitetin në aplikacionet e veta. Në qershor të vitit 2018, Instagrami lansoi “IGTV” për videot më të gjata, teksa ka inkorporuar përmbajtjen e njëjtë edhe në aplikacionin bazë.
Aplikacioni është duke u lansuar në dy platformat më të mëdha, iOS dhe Android.
Të ngjashme
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër Në "Kino Kosova" është shfaqur edhe filmi "The Land within", i regjisorit shqiptaro-zviceran Fisnik Maxville (Maxhuni),...
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
“Kino Kosova”: Një realitet filmik i shikuar nga perspektiva femërore
-
Krasniqi sonte rikthehet në ring, përballet me boksierin portugez
Jeta në Austri
-
Çfarë më lejohet të bëj në ballkonin tim në Austri? Gjatë muajve të verës, mund të duket se çdo austriak jeton ekskluzivisht në ballkonet e tij...
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?
-
Pse Austria renditet kaq keq në indeksin për lirinë e shtypit?
-
Nomadët digjitalë: Kush mund të punojë në distancë në Austri?