Lajme
Inflacioni në Zvicër arrin nivelin më të lartë të 30 vjetëve
Inflacioni vjetor në Zvicër vitin e kaluar ishte 2.8%, më i larti që kur arriti në 3.4% në 1993, përcjell albinfo.ch.
Rritja e kostos së produkteve të naftës, gazit, makinave dhe qirasë ishin faktorët kryesorë, tha Zyra Federale e Statistikave (FSO) në një deklaratë të mërkurën.
Nga ana tjetër, çmimi i barnave dhe i abonimeve celulare ra.
Inflacioni ishte 1.6% në janar dhe u rrit në mënyrë të qëndrueshme në kulmin prej 3.5% në gusht, përpara se të binte paksa. Megjithatë, ai mbetet dukshëm më i ulët se në vendet e tjera. Të martën, partneri kryesor tregtar i Zvicrës, Gjermania, tha se inflacioni ishte rritur në 7.9% për vitin 2022.
FSO gjithashtu publikoi shifrat nga viti në vit për dhjetorin: gjithashtu një rritje prej 2.8%. Kjo shifër, nga 3% në tetor dhe nëntor, është nën pritjet e analistëve prej 2.9%-3.1%.
Indeksi i çmimeve të konsumit (CPI) ra me 0,2% në dhjetor 2022 krahasuar me një muaj më parë, duke arritur në 104,4 pikë (dhjetor 2020 = 100). Kjo shpjegohet nga disa faktorë, duke përfshirë çmimet më të ulëta për karburantin dhe vajin për ngrohje, tha FSO. Edhe çmimet e frutave dhe perimeve ranë, ashtu si edhe ato të ilaçeve. Megjithatë, çmimet për banesat me qira dhe transportin privat u rritën, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë Një festë e kombit shqiptar në zemër të Evropës... -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë












