Lajme
Infermierja shqiptaro-amerikane tregon përvojën personale me koronavirus
Syzana Gjokaj me origjinë nga Kosova, menaxhere klinike në repartin e urgjencës në Spitalin Presbiterian të Nju Jorkut, është diagnostikuar me COVID-19.
Infermierja shqiptaro-amerikane rrëfen betejën me COVID-19, ajo quhet Syzana Gjokaj dhe është origjinë nga Kosova, menaxhere klinike në repartin e urgjencës në Spitalin Presbiterian të Nju Jorkut, është diagnostikuar me COVID-19. Prej disa ditësh ajo është në karantinë dhe shprehet se tashmë shumicat e simptomave i janë larguar por akoma nuk mund të kthehet në punë dhe ndihet keq që nuk mund të jap kontributin e saj për të prekurit me COVID-19 në spitalin ku ajo punon, përcjell albinfo.ch.
Syzana prej disa ditësh është në karantinë dhe shprehet se tashmë shumicat e simptomave i janë larguar por akoma nuk mund të kthehet në punë dhe ndihet keq që nuk mund të japë kontributin e saj për të prekurit me COVID-19 në spitalin ku ajo punon.
“Situata që kam parë në urgjencën e spitalit më kujton luftën e Kosovës. Virusi është shumë i paparashikueshëm. Edhe pse në spital janë shtuar masat mbrojtëse dhe janë zgjeruar kapacitetet prapë në emergjencë është fluks mes të infekturve me COVID-19 dhe personave të tjerë që janë në panik sepse mendojnë se janë të infektuar. Infiermierët janë shumë të prekur emocionalisht nga kjo gjëndje, ata punojnë me orare të zgjatura pa pushim dreke dhe pa pirë ujë. Kjo situatë po vë në rrezik personelin mjekësor”, thekson Syzana në një intervistë dhënë Zërit të Amerikës.
Edhe pakujdesia më e vogël mund të shkaktojë infektimin me COVID-19. Probleme po hasim edhe me probleme me maskat, nuk ka furnizime të mjaftueshme pasi sugjerohen të përdoren vetëm një herë.
Sarah, vajza 10-vjeçare e Syzanës ka filluar një fushatë për mbledhjen e sa më shumë maskave. Ajo kishte dëgjuar mamanë se mjekët nuk kishin maska mjaftueshëm maska dhe ka hapur një llogari gofundme për të ndihmuar sado pak. /Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












