Shqipëria
Incidenti me himnin kombëtar në Pustec, reagon Edi Rama
Sipas kryeministrit shqiptar, Kolefski kishte kërkuar paraprakisht që gjatë aktivitetit të luhej edhe himni shqiptar, por kërkesa e tij ishte injoruar. Më pas, kryebashkiaku kërkoi ndjesë publike për incidentin
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka reaguar pas incidentit në Pustec, ku gjatë një aktiviteti kulturor me pjesëmarrjen e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut nuk u luajt Himni Kombëtar Shqiptar.
Rama e cilësoi ngjarjen si një “parodi domethënëse” të dallimeve në botëkuptim në rajon, ndërsa vlerësoi qëndrimin e kryetarit të Bashkisë Pustec, Pali Kolefski.
Sipas kryeministrit, Kolefski kishte kërkuar paraprakisht që gjatë aktivitetit të luhej edhe himni shqiptar, por kërkesa e tij ishte injoruar. Më pas, kryebashkiaku kërkoi ndjesë publike për incidentin.
“U tregua një shtetar dhe qytetar i denjë i Shqipërisë Europiane, në nder të vetes dhe të komunitetit të tij maqedonoverior”, shkroi Rama, transmeton albinfo.ch.
Kreu i qeverisë theksoi se Shqipëria i trajton minoritetet si pjesë të pasurisë kombëtare dhe jo thjesht si statistikë, duke kujtuar se komuniteti maqedonas në Pustec gëzon një status të posaçëm administrativ.
Në reagimin e tij, Rama përdori tone të forta edhe ndaj shfaqjeve nacionaliste në rajon, duke i cilësuar ato si “trupa të cirkut të nacional-folklorizmit ballkanik”.
Ai nënvizoi se episode të tilla nuk cenojnë sovranitetin e Shqipërisë dhe as ekuilibrat e brendshëm politikë, ndërsa iu drejtua edhe atyre që kërkojnë reagim me të njëjtën monedhë. “Shqipëria, Evropa e Ballkanit, kurrsesi nuk mund t’ia lejojë dhe nuk do t’ia lejojë vetes ta zbresë monedhën e vlerave të saj në nivelet e parodisë së Pustecit”, përfundoi Rama.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Në Aarau u shënua përvjetori i dhjetë i shenjtërimit të Nënë Terezës "Nënë Tereza mbetet një urë bashkimi, një krenari e përbashkët e popullit shqiptar dhe një dhuratë... -
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?











