E-Diaspora
Ikja nga Kosova në drejtim të paqes
Albert Sylejmani, dikur vet refugjat, angazhohet sot vullnetarisht për refugjatët në Oldenburg
Kosovari iku si 14-vjeçar me familjen e tij në Gjermani. Në shtator do të dhurojë qeliza staminale (qelizat bazë përgjegjëse për krijimin e qelizave dhe indeve të tjera dhe për klasifikimin e qelizave sipas rolit dhe funksionit të tyre – përkthyesi)
Albert Sylejmani është i lumtur. Së bashku me bashkëshorten e tij Albulenën (27-vjeçare) dhe vajzën Amirën (20-muajshe) banon në Thomas-Dehler-Strasse në Eversten. Kosovari 30-vjeçar di ta vlerësojë paqen që mbretëron në Gjermani.
Në jetën e tij ai kishte përjetuar edhe gjëra të tjera. Më 1999 gjëmonte lufta në Kosovë dhe atij si 14-vjeçar së bashku me prindërit dhe tri motrat dhe vëllezërit e tij iu desh ta braktiste vendin.
Rruga e arratisë e shpiu nga Podujeva në Prishtinë dhe prej atje me tren për në kufirin me Maqedoninë. «Pesë deri gjashtë net flemë atje nën qiell të hapur dhe pastaj nga ushtarët e OKB-së u dërguam në një kamp refugjatësh në Shkup», tregon Sylejmani. Familja vendosi ta vazhdojë ikjen në drejtim të Gjermanisë, ku me aeroplan mbërriu më 9 prill 1999 në Aeroportin e Bremen-it.
Tri vite me radhë të gjashtët jetuan në një strehimore kolektive derisa arritën të vendoseshin në një banesë. Prindërit dëshironin të ktheheshin shpejt, por Albert Sylejmani vendosi të ambientohet në Gjermani, shkruan NVZ online, transmeton albinfo.ch. Në Kosovë kishte mesatare maksimale të notës kështu që të mësuarit nuk i vinte i vështirë as në Gjermani.
Por i riu e pa se kjo nuk i mjaftonte për një maturë shumë të mirë në atdheun e ri. Për këtë arsye ai pas mbarimit të Shkollës Reale të Profilit të Zgjeruar absolvoi edhe zanatin e tregtimit me pakicë. Meqë ky zanat nuk i pëlqeu, filloi arsimimin për nëpunës banke në Qendrën Mësimore të Oldenburg-ut. Më 2010 vendosi përfundimisht për punë në shërbimet publike dhe për këtë filloi edhe shkollimin gjegjës në Bremen.
Sot 30-vjeçari punon në Autoritetet për të Huajt të Entit të Qytetit të Bremen-it. « Një punë optimale për mua, sepse aty mund t’i ndihmoj edhe të huajt e tjerë », i gëzohet Sylejmani punës së tij. Por kjo që moti nuk i mjafton. Në kohën e tij të lirë ai angazhohet vullnetarisht si i autorizuar për integrim për qytetin e Oldenburg-ut, ftohet për të ndihmuar si përkthyes për bashkëkombësit e tij si për shembull te mjekët apo te entet e ndryshme.
Rasti deshi që Sylejmani së shpejti ndoshta të mund ta shpëtojë edhe një jetë njeriu. 30-vjeçari ishte regjistruar për « Bankën e të Dhënave Gjermane për Dhurimin e Palcës së Boshtit Kurrizor »(DKMS). Para disa javësh mori një shkresë me postë në të cilën i bëhej me dije se për do të kishin nevojë si dhurues i qelizave staminale.
Atij përnjëherë iu kujtua një bashkëkombës i tij 20-vjeçar nga Podujeva i sëmurë nga anemia aplastike (pamjaftueshmëria e palcës së eshtrave – përkthyesi). I riu, për të cilin ishte angazhuar Sylejmani në mbledhjen e ndihmave në Oldenburg, pret për trajtim në Munih. Trupi i tij s’mund të prodhojë më qeliza të gjakut. I riu nuk ka sigurim shëndetësor. Në Kosovë sigurimet janë ende të panjohura.
Sylejmani nuk e njeh pranuesin e qelizave të tij staminale. « Kush e shpëton një jetë, mund të ndihet sikur të ketë shpëtuar tërë njerëzimin, thuhet në fenë islame », shpreh gëzimin e tij myslimani besimtar.
Të hënën ai udhëton për kontrollin e fundit në Köln, ku më 9 shtator do të dhurojë qelizat staminale, që do të filtrohen nga gjaku i tij. « Ndoshta »- shpreson ai- « një ditë edhe do ta njoh marrësin ».
Albert Sylejmani mund të kontaktohet përmes e-mailit : [email protected].
NVZ online
Përkthimi për albinfo.ch: Nexhmedin Gerguri
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













