Lajme
I riu sulmon me thikë 2 kalimtarë në Gjermani, vritet nga policia
Sulm me thikë në Gjermani, lëndohen dy person, policia qëllon për vdekje autorin
Policia gjermane ka ekzekutuar në vend një të ri 30-vjeçar që sulmoi me thikë dy kalimtarë, përcjell albinfo.ch.
Referuar mediave gjermane, ngjarja ka ndodhur pranë stacionit të trenit në Ansbach, një qytet bavarez afër Nuremberg. 30-vjeçari ende i paidentifikuar ka lënduar me thikë dy persona, por fatëmirësisht jeta e tyre nuk është në rrezik.
Po ashtu është raportuar se kur forcat e sigurisë ndërhynë për të ndalur agresorin, i riu sulmoi edhe Policinë, ndaj dhe u detyrua që ndaj tij të hapej zjarr.
“Personi bërtiti “Allahu Akbar” disa herë gjatë kryerjes së krimit”, tha Policia, duke shtuar se ata po hetonin “nëse krimi kishte një lidhje me një kontekst islamik apo terrorist”. Ky është personi i dytë që vritet nga Policia gjermane. Në fundjavë, policia i mori jetën një 23-vjeçari nga Kosova, pasi ai sulmoi me sëpatë një ukrainase, e cila e kishte “klient”. Për të dyja rastet ka nisur hetimi. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










