Bota
I nxehti vazhdon të ‘godasë’ Evropën
Vala ekstreme e të nxehtit, e cila po vazhdon prej 11 ditësh radhazi, po godet Evropën Qendrore dhe Veriore, duke sjellë temperatura rekord dhe pasoja tragjike.
Shërbimi meteorologjik francez, Météo-France, parashikon që alarmi i kuq për temperaturat ekstreme të hiqet mbrëmjen e së dielës, pas një rënieje graduale të temperaturave. Megjithatë, 37 departamente në Francë mbeten ende në nivelin më të lartë të alarmit.
Ndërkohë, vala e të nxehtit ka marrë jetë njerëzish. Një foshnjë 18-muajshe humbi jetën pasi u gjet në gjendje kritike brenda një makine të parkuar në parkingun e një spitali universitar në Marsejë. Sipas autoriteteve, fëmija u transportua me urgjencë në spital, por nuk arriti të mbijetojë, transmeton albinfo.ch.
Po ashtu, dy fëmijë, të moshës 2 dhe 4 vjeç, u gjetën të pajetë të hënën në makinën e familjes, të parkuar në një kompleks banimi në jug të Francës. Një tjetër fëmijë, 3 vjeç, humbi jetën të mërkurën pasi u la vetëm në një automjet gjatë temperaturave përvëluese.
Temperaturat e larta kanë ndikuar edhe në sektorin energjetik. Për shkak të kushteve ekstreme atmosferike, tre reaktorë u detyruan të ndërpresin përkohësisht funksionimin, duke sjellë ulje të prodhimit të energjisë elektrike.
Autoritetet vijojnë t’u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës dhe të mos lënë kurrë fëmijë apo kafshë të mbyllura në automjete, qoftë edhe për pak minuta.
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim













