Bota
I nxehti i madh zhvendoset drejt vendeve nordike
Vendet nordike po regjistrojnë temperatura të larta, ndërsa i nxehti ekstrem që goditi këtë javë Europën po zhvendoset drejt Veriut, duke krijuar në disa zona “netë tropikale”, njoftoi sot Instituti Meteorologjik dhe hidrologjik suedez.
Në Suedi, më konkretisht veriu i vendit është përfshirë nga vala e temperaturave ekstreme, transmeton ATSH.
Qyteti i vogël i Markusvinsa (veri) regjistroi të premten një temperaturë rekord që arriti pikun në 34,8 gradë Celsius, temperatura më e lartë e konstatuar në Suedi këtë vit.
Kjo është temperatura më e lartë e shënuar në ekstremin verior që nga viti 1945, sipas meteorologut të SMHI-së, Jon Jorpeland.
Në fillim të javës, disa zona në Suedi kanë përjetuar “netë tropikale”, ndërkohë që temperatura gjatë natës nuk ka zbritur për asnjë moment nën 20 gradë Celsius.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë













