Maqedonia
I merret mandati i deputetit Nikolla Gruevskit
Komisioni parlamentar për çështjet e rregullores, mandatit dhe imunitetit, me pesë vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim votoi për marrjen e mandatit të deputetit, të ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski, i cili aktualisht ndodhet në Hungari.
Votimi ishte iniciuar nga një kërkesë e gjykatës, e cila kërkon paraburgim për Gruevskin, i cili akuzohet në disa procese të ndara gjyqësore. Me vendimin në fjalë, Komisioni vendosi që t’i marrë imunitetin Gruevskit, për çka i rekomandoi Kuvendit të Maqedonisë të votojë vendimin në seancë plenare, përcjell albinfo.ch.
Kryetari i Komisionit parlamentar për çështjet e rregullores, mandatit dhe imunitetit, Pavle Bogoevski, në fjalimin e tij u shpreh i zhgënjyer nga siç tha, situata paradoksale e krijuar, ku duhet t’i merret imuniteti një deputeti, i cili ndodhet në arrati dhe të dënuar nga gjykata.
Ish-kryeministri Gruevski është dënuar me dy vjet heqje lirie për rastin “Tanku” lidhur me furnizimin e automjetit luksoz “Mercedes” në vlerë prej 570 mijë eurosh.
Ditë më parë, në profilin e tij në Facebook, ai konfirmoi se Hungaria është përgjigjur pozitivisht në kërkesën e tij për azil, të parashtruar në këtë vend.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Shtatë futbollistët shqiptarë që po zhvillohen në strukturat e Bayern Munich Shtatë futbollistë me prejardhje shqiptare janë pjesë e ekipeve të moshave dhe të Bayern II... -
“Biblioteka Shqip” në Toskanë, libra dygjuhësh për fëmijët shqiptarë -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Libra shkollorë për nxënësit shqiptarë në kantonin Aargau -
22-vjeçari nga Kosova kërkohet nga policia gjermane pas sulmit me thikë ku vdiq një 15-vjeçar
Jeta në Austri
-
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës Pas studimeve të suksesshme në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ajo vijoi specializimin në programin... -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak














